Pyetjet më të shpeshta mbi shërbimet elektronike

15 August, 2022

Si të qasemi në shërbimin eKlik?

Fillimisht, përmes lidhëses https://nlb.banka-ks.com/Account/Login qaseni në faqen e shërbimit eKlik. 

Shtypni në butonin Aktivizo përdoruesin, tek “Emri i përdoruesit” shënoni emrin e përdoruesit ndërsa tek hapësira “Kodi i aktivizimit” shënoni kodin e aktivizimit që keni pranuar në Bankë gjatë marrëveshjes për eKlik. 

Pasi të keni shënuar emrin e përdoruesit dhe kodin e aktivizimit, juve do të ju kërkohet të krijoni fjalëkalimin tuaj personal, i cili duhet të përmbaj shkronjë të madhe, shkronja, numra dhe simbole, minimum 8 karaktere. Pasi të keni krijuar fjalëkalimin, ju do të qaseni në shërbimin eKlik, në qasjet e radhës përdoruesit të cilët kanë qasje info, do të kyqen vetëm me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalim, ndërsa atyre me të drejtë pagese do tju kërkohet edhe OTP nga mToken apo Hardware TOKEN-i.

Kam harruar fjalëkalimin në shërbimin eKlik, si të veproj?

Ju mund të ndryshoni fjalëkalimin tuaj duke klikuar në opcionin “Resetimi i Fjalëkalimin” që gjendet brenda faqes së shërbimit eKlik. Gjatë ndryshimit të fjalëkalimit do të ju kërkohen Emri, Mbiemri, Numri personal, email adresa, katër shifrat e fundit të kartelës bankare si dhe afati i skadimit të kartelës. Pas plotësimit të kërkesës ju do të pranoni një email njoftues nga Banka që është kërkuar ndryshimi i fjalëkalimit, juve ju kërkohet që të validoni kërkesën për ndryshim, me ç’rast duhet të shtypni në lidhësen brenda e-mailit njoftues. Vëmendje, në rastet kur ju nuk keni kërkuar ndryshimin e fjalëkalimit ndërsa pranoni një email të tillë është përgjegjësi e juaj që në afat sa më të shpejtë të kontaktoni Bankën dhe të kërkoni bllokimin e shërbimit eKlik.

Kam bllokuar mTOKEN-in apo Hardware TOKEN-in, si të veproj?

Klientët të cilët posedojnë pajisje fizike “Hardware Token” dhe pajisja ju bllokohet duke pamundësuar qasjen në shërbimin eKlik, duhet të kontaktojnë Qendrën Kontaktuese për të sinkronizuar TOKEN pajisjen, ndërsa për ata që janë të pajisur me mToken dhe kanë harruar PIN-in, kanë bllokuar mToken apo ndërruar telefonin e tyre, mund të kërkojnë kode të reja të aktivizimit në degën më të afërt të NLB Banka.

Si mund të kryej pagesën e faturave apo tatimeve në e-Banking?

Procedura e kryerjes së faturave, tatimeve apo pagesave doganore, është e thjeshtë, megjithatë për ndihmë se si ti paguani faturat me eKlik, ju mund të konsultoni ndihmën e përfshirë brenda shërbimit eKlik.

Cilat fatura mund të paguhen me shërbimin eKlik?

Pagesat doganore, tatimin në të ardhura personale, kontributet pensionale, faturat e Energjisë Elektrike, ujit, telefonit, tatimin në pronë, pagesat tjera për shërbimet e pranuar nga organizatat buxhetore (ministritë, zyret rregullative, gjobat, gjykatat etj.)

Si mund ta pranoj kodin e aktivizimit të shërbimit eKlik?

Kodin e aktivizimit të shërbimit eKlik, mund ta pranoni në degë, me SMS apo me email në rastin kur nuk posedoni numër telefoni të operatorëve vendor.

Kam vështirësi me inicijimin e transferit në eKlik, si duhet të veproj?

Në mënyrë që transferi juaj të jetë me sukses, ju lutem sigurohuni që çdo informatë e dhënë në eKlik të jetë e saktë. Gjithashtu përkujdesuni që në rubrikën e përshkrimit të transferit të mos përfshini simbole tjera përveç shkronjave dhe numrave, gjithashtu ju lutemi të mënjanoni përdorimin e shkronjës “ë dhe ç”.

Gabimisht apo dy herë kam kryer pagesën e njëjtë me eKlik, si mund ta anuloj njërën?

Kërkesa për anulimin e pagesës, duhet të drejtohet me e-mail në Qendra.kontaktuese@nlb-kos.com. Kërkesa duhet te përmbajë arsyen e anulimit dhe detajet e transaksionit, ku në detaje shihet numri unik i transaksionit, në bazë të së cilit pagesa mund të anulohet nga ana e Bankës. Detajet e transaksionit të pagesës së kryer nga eKlik, gjenerohen nga qarkullimi për periudhë apo qarkullimi me eKlik, eksportohen në PDF dhe i përcillen emailit të lartëpërmendur.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×