Përzgjedhen finalistët e projektit #KornizaeMbështetjes të Grupit NLB

16 November, 2022

Nëse mund të gjykojmë nga entuziazmi, idetë dhe inovacioni i kompanive pjesëmarrëse në projektin #KornizaeMbështetjes të Grupit NLB këtë vit, nuk kemi arsye për t’u frikësuar për një të ardhme të qëndrueshme. Rreth 300 kompani nga gjashtë tregje morën pjesë në projekt, përmes të cilit grupi më i madh financiar në Evropën Juglindore po kërkon zgjidhje të qëndrueshme për sfidat e së ardhmes. Juria ka përzgjedhur nga çdo treg 10 finalistë, të cilët, ndër të tjera, konkurrojnë edhe për mjete financiare sponsorizimi me të cilat do të mund të zbatojnë idetë e tyre. 

Në fazën e tretë të projektit #KornizaeMbështetjes, Grupi NLB ofroi një mundësi për entuziastët të cilët, përmes aktiviteteve dhe zgjidhjeve të tyre, kontribuojnë në arritjen e të paktën një prej shtatëmbëdhjetë qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara dhe ndjekin udhëzimet e Kornizës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Grupit NLB. Në aplikim, kompanitë prezantuan operacionet, projektet ose propozimet e tyre për një transformim të qëndrueshëm, duke përcaktuar se cilin komponent të qëndrueshmërisë, mjedisor, social ose qeverisës (ESG), ata adresojnë.

Në mesin e 300 kompanive që dërguan aplikimet e tyre në gjashtë tregjet ku Grupi NLB operon, në Slloveni, Serbi, Maqedoni të Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë, numri më i madh i kompanive (deri në 150) paraqitën projekte me komponent mjedisor, rreth 119 kompani paraqitën projekte me komponent social, ndërsa kompanitë e tjera trajtuan aspektin e qeverisjes së qëndrueshmërisë.

Nuk mungojnë idetë për qëndrueshmëri në mesin e ndërmarrësve nga tregu i Kosovës

Rreth 31 ndërrmarrës dhe kompani kanë aplikuar nga tregu i Kosovës.

“#KornizaeMbështetjes këtë vit tregoi se ndërmarrësit po orientohen në rrugën e qëndrueshmërisë. Përgjigjet e kompanive që aplikuan në projekt dhe prezantimet e projekteve të tyre tejkaluan pritshmëritë tona. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur ne mbështetëm kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme për rimëkëmbje nga kriza e shkaktuar nga COVID-19 dhe u ofruam atyre, ndër të tjera, hapësirë reklamimi falas, një nga komponentët kryesorë këtë vit ishte që kompanitë të ofrojnë zgjidhje për qëndrueshmëri ose të kenë operacione të qëndrueshme nga aspekti mjedisor, social apo qeverisës i qëndrueshmërisë,” theksoi Dafina Hasani, anëtare në komisionin që vlerësoi projektet e kompanive pjesëmarrëse nga tregu i Kosovës. Ajo shtoi: “Kjo dëshmon se sa i rëndësishëm po bëhet aspekti i qëndrueshmërisë, dhe nga ana tjetër, sa proaktivë dhe largpamës janë ndërmarrësit tanë”.

Anëtarët e jurisë së nivelit të parë të përbërë nga ekspertë të Grupit NLB dhe një përfaqësues i Deloitte Slloveni kanë përzgjedhur dhjetë finalistë nga secili treg, të cilët do të shpërblehen me përfitime të veçanta bankare si dhe prezantim mediatik. Përveç kësaj, juria rajonale e nivelit të dytë do të zgjedhë tre fituesit kryesorë rajonal që ofrojnë zgjidhjet më të mira për qëndrueshmëri, ekonomi qarkore dhe sfidat e të ardhshmes. Posaçërisht për ta, Grupi NLB ka ndarë një buxhet sponsorizimi prej 100,000 euro (projekti më i mirë do të shpërblehet me 50,000 euro, i dyti 30,000 euro dhe i treti 20,000 euro), dhe kompania konsulente Deloitte do t'u sigurojë atyre një shërbim këshillimi 8-orësh pa pagesë se si të integrojnë me sukses operacionet e qëndrueshme në proceset strategjike dhe operacionale në kompaninë e tyre.

Fituesit rajonal do të shpallen së shpejti, javën e ardhshme, të enjten, më 24 nëntor.

Koha e duhur për një transformim të qëndrueshëm

“Ne jemi të fokusuar në të ardhmën e këtij rajoni dhe në mundësitë që ai i ofron. Prandaj nuk është befasi që këtë vit projekti #KornizaeMbështejtes është fokusuar në qëndrueshmëri,” tha Blaž Brodnjak, CEO në NLB. “Qëndrueshmëria, që në kuptimin më të gjerë nuk mbulon vetëm aspektin ambiental por edhe social e qeverisës, është e vendosur në qendër të operacioneve tona bankare.”


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×