NLB Banka prezanton një mënyrë të re për tërheqje të parave pa kontakt në bankomat

17 March, 2023

Zhvillimet e vazhdueshme që ndodhin në teknologji ndikojnë drejtëpërdrejtë në mënyrën tonë të jetesës dhe prioritet i yni është ofrimi i inovacioneve të fundit për klientët tanë. Prandaj, me krenari prezantojmë një mënyrë të re për të tërhequr para të gatshme nga bankomatët, vetëm duke afruar kartelën pa kontakt.

Bankomati pa kontakt është dizajnuar për të ofruar një përvojë të thjeshtë dhe të sigurt për klientët, duke i lejuar ata të tërheqin para të gatshme lehtë, shpejtë dhe në mënyrë të sigurtë. Ai përdor teknologjinë e fundit dhe veçoritë e avancuara të sigurisë në mënyrë që transaksionet e klientëve të jenë të sigurta dhe të mbrojtura.

Blaž Brodnjak, Kryetar i Bordit Menaxhues në NLB d.d., i cili është promovues i përdorimit të bankomatit pa kontakt si e ardhmja e tërheqjes së parave, realizoi transaksionin e parë në Prishtinë. Kjo teknologji inovative ka fuqinë të ndryshojë mënyrën se si klientët ndërveprojnë me bankomatë, duke ofruar një zgjidhje të sigurt, të shpejtë dhe të përshtatshme me botën tonë gjithnjë e më digjitale.

Ky është shembulli i fundit i përkushtimit të Bankës ndaj digjitalizimit dhe do të vazhdojmë edhe në të ardhmen t’u ofrojmë klientëve tanë produkte dhe shërbime të avancuara.


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×