Njoftim

20 March, 2023

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

NJ O F T I M

Në bazë të nenit 24 paragrafi 3 të Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare dhe në bazë të nenit 25 paragrafi 1 të Statutit të NLB Banka sh.a.,NJOFTOHEN aksionarët e NLB Banka sh.a., se Mbledhja e rregullt e Përgjithshme e Aksionarëve të Bankës do të mbahet më datën 30 mars 2023, duke filluar në ora 9:00.

Mbledhja do të mbahet në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a., rr. ”Ukshin Hoti” nr. 124 në Prishtinë.

Përmbledhja e pikave të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e mbajtur më 24.03.2022;
  2. Shqyrtimi dhe Aprovimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm mbi auditimin e pasqyrave financiare të NLB Banka sh.a. - për vitin 2022;
  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit vjetor të afarizmit të NLB Banka për vitin 2022;
  4. Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për shpërndarjen e fitimit për vitin 2022;
  5. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit afarist të NLB Banka për periudhën 2023-2027;
  6. Shqyrtimi dhe aprovimi i ndryshimeve dhe plotësimeve te Statutit të NLB Banka sh.a.
  7. Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për caktimin e auditorit të jashtëm për vitin 2023.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×