BERZH i jep përsëri çmimin NLB Bankës si ‘Banka më aktive për lëshimin e Garancioneve në Kosovë në vitin 2022”

24 May, 2023

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dhënë përsëri NLB Bankës çmimin për performancën e saj të jashtëzakonshme gjatë vitit 2022 në kuadër të Programit për Lehtësimin e Tregtisë (TFP). Ky çmim u prezantua në Takimin Vjetor dhe Forumin e Biznesit të BERZH-it në Samarkand-Uzbekistan.

Viti 2022 ka vazhduar me sfida si pasojë e luftës Rusi – Ukrainë që u reflektua në çdo pjesë të botës me rritje të çmimeve dhe ndërprerje në zinxhirët e furnizimit. Pavarsisht sfidave, NLB Banka arriti të vazhdoj ofrimin e zgjidhjeve të personalizuara për klientët në drejtim të lehtësimit të tregtisë ndërkombëtare.

Ky çmim prestigjioz është dëshmi e përkushtimit për përsosmëri dhe inovacion në sektorin bankar dhe është viti i shtatë me radhë që NLB Banka e merr këtë çmim. Vesa Kuqi Gagica, Drejtore e Divizionit për Pagesa dhe Thesar në NLB Banka tha “Kemi nderin të pranojmë edhe njëherë çmimin si Banka më aktive për lëshimin e garancioneve për vitin 2022. Programi TFP ua mundëson klientëve të bankës të fitojnë ekspertizë në tregje të reja dhe të ndërtojnë marrëdhënie me partneret e tyre në mbarë botën.”

NLB Banka do të vazhdoj forcimin e bashkëpunimit të saj me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) me qëllim të mbështetjes së klientëve të saj për të përmirësuar dhe zgjeruar aktivitetet e tyre tregtare ndërkombëtare.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×