Nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim ndërmjet MIDF dhe NLB Prishtina

30 November, -0001

Fondi për zhvillimin e infrastrukturës komunale (MIDF) dhe NLB Prishtina Sh.A. do te mbështesin zhvillimin e infrastrukturës së qëndrueshme në Kosovë, me kredi në vlerë prej mbi 16 milionë EUR në dispozicion të komunave, shërbimeve komunale dhe kompanive private te cilat ofrojnë shërbime komunale.                                                                             

Kreditë do të përdoren për të financuar modernizimin e infrastrukturës esenciale komunale në komunat më të vogla të cilat tradicionalisht kanë kapacitet të kufizuar për të përgatitur projekte të qëndrueshme të infrastrukturës dhe përballen me vështirësi të qasjes në financimet bankare komerciale.

MIDF është një fond prej 100 milionë € për investime, iniciuar nga BERZH dhe KfW me një kontribut te theksuar nga qeveritë e Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë, që ka për qëllim stimulimin e rritjes së tregut të huamarrjeve nga komunat dhe arritjen e qëndrueshmërisë afatgjatë në shërbimet komunale në Ballkanin Perëndimor.

Përveç kësaj, financimi i asistencës teknike është siguruar nga qeveritë e Austrisë dhe Zvicrës për të mbështetur përgatitjen dhe zbatimin e projekteve si dhe ndërtimin e kapaciteteve të huamarrësve komunal.

NLB Prishtina Sh.A është një nga bankat më të mëdha komerciale në Kosovë me një rrjet të gjerë të filialeve dhe ekspoziturave si dhe gamë të gjerë të shërbimeve ndaj klientëve.
“Ne jemi krenar të shpallim sot këtë mundësi të madhe për zhvillimin e infrastrukturës komunale. Në MIDF ne besojmë se ka një kërkesë të lartë për zhvillimin e infrastrukturës lokale, ndërsa tregu financiar në vend nuk ka shfrytëzuar ende gjithë potencialin e këtij sektori. Me anë të mënyrave të tilla inovative të bashkëpunimit me MIDF ne kërkojmë për të mbushur këtë boshllëk të financimit në infrastrukturën komunale në Kosovë dhe të sigurojmë mbështetjen e nevojshme për këtë qëllim “, tha Peter Moelders, Menaxher i Projektit të MIDF.

“Ne e vlerësojmë lartë bashkëpunimin e sapo krijuar me MIDF”, tha Albert Lumezi, kryetar I bordit menaxhues te NLB Prishtina. “Ky është një burim i mirëpritur i financimit për investimet urgjentisht të nevojshme në infrastrukturën e Kosovës, të shoqëruar me asistencë të konsiderueshme teknike për huamarrësit përfundimtar. Si e tillë, paketa e financimit ofron një përparësi shtesë për klientët krahas normave të favorshme të interesit. Banka jonë tashmë ka dëshmuar veten si partner afatgjatë në vend e cila mbështet zhvillimin ekonomik në mënyra të ndryshme.”

MIDF është projektuar për Ballkanin Perëndimor, dhe brenda këtij grupi strategjia e Fondit do të jetë e përqendruar në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, në përputhje me nevojat lokale.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×