Takimi me ndërmarrës të bizneseve të vogla dhe të mesme – Prishtinë

30 November, -0001

NLB Prishtina, në vazhdën e aktiviteteve të përhershme për avancimin e produkteve dhe shërbimeve bankare, organizon takime të rregullta me subjekte afariste nëpër regjione të ndryshme të Kosovës dhe i njofton ata me këto zhvillime.                                                                          

Një takim i tillë është mbajtur sot, më 11.12.2015, në Odën Ekonomike të Kosovës me qëllim të njoftimit me produktet dhe shërbimet bankare dhe mundësitë për rritje dhe zgjerim të bizneseve të vogla dhe të mesme, përmes produkteve bankare të avancuara që ofron NLB Prishtina.

Qëllimi i këtyre takimeve është zhvillimi dhe avancimi i marrëdhënieve afariste të  Bankës me klientët e saj dhe njoftimi nga afër me produktet dhe shërbimet që ofron banka nga njëra anë dhe dëgjimi i kërkesave të klientëve, nga ana tjetër, lidhur me mundësitë e Bankës për financimin e projekteve të tyre. Pra, këto takime kanë karakter promovues  dhe informativ reciprok. Banka njoftoi klientët, përkatësisht partnerët e saj me afarizmin bankar, pozicionin e saj stabil në treg, me trendet ekonomike dhe financiare, procesin e rritjes permanente dhe konsolidimin e vazhdueshëm të bankës në të gjitha segmentet e saj.

NLB Prishtina ka një kujdes dhe trajtim të veçantë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në shërbim të këtyre klientëve, Banka ka përzgjedhë një staf profesional, të përkushtuar dhe të motivuar, për të përkrahur planet dhe projektet zhvillimore të tyre, duke vlerësuar rëndësinë dhe rolin që ka rritja dhe zgjerimi i këtyre subjekteve afariste në inkuadrimin e njerëzve në punë, pra në zvogëlimin e papunësisë dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Pas takimit është organizuar një koktej rasti për të pranishmit, ku në mënyrë jo formale kanë vazhduar bisedat dhe kontaktet ndërmjet subjekteve afariste dhe zyrtarëve të bankës, për mundësitë e ndryshme që u ofrohen klientëve si nga ana biznesore ashtu edhe individuale.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×