NLB Prishtina një nga bankat më të suksesshme në Kosovë nga sot do ta ketë emrin e saj të ri NLB Banka

30 November, -0001

18.04.2016
Prishtinë

Komunikatë për media


Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Prishtina, zotëri Albert Lumezi, në një konferencë për media të mbajtur sot, bëri të ditur se Banka NLB Prishtina nga sot e tutje do ta ketë emrin e saj të ri NLB Banka.                                                                                

“Në vazhdën e ndryshimeve pozitive që e kanë shoqëruar Bankën tonë, që prej themelimit të saj, edhe ky ndryshim është bërë me  qëllim të unifikimit të emrit nga të gjitha bankat në nivel të NLB Grupit”, tha z. Lumezi.

Të gjithë klientët dhe subjektet juridike do të vazhdojnë kryerjen e të gjitha shërbimeve bankare në të gjitha njësitë e Bankës, por tash me emër të ri.

Ai tha se NLB Banka është pjesë e Grupit NLB, institucionit më të fuqishëm bankar në Slloveni dhe një ndër më të rëndësishmit në regjion me një prezencë të gjerë në tregjet financiare të vendeve të Evropës Juglindore.

Grupi NLB gjatë vitit 2015 ka pasur një vit afarist të suksesshëm, me një fitim neto prej 91.9 milion EUR. Ne nivel te konsoliduar ajo është mirë e kapitalizuar, profitabile dhe me likuiditet të mjaftueshëm. Te gjitha këto rezultate paraqesin një garanci për zhvillim të mëtejmë dhe një tregues të rritjes në përputhje me orientimet strategjike të Bankës.

Lumezi ndër tjera tha se Viti 2015 ka qenë një nga vitet më të suksesshme të afarizmit që nga prezenca e Bankës në tregun bankar të Kosovës. Të gjitha objektivat afariste janë realizuar ose tejkaluar dhe kemi përmirësime në shumicën e treguesve kyç të performancës, duke e ruajtur pozicionin si banka e tretë me e madhe në vend.

“Si rezultat i strategjisë për një rritje të kujdesshme gjatë vitit 2015 kemi realizuar:

  • një fitim neto në shumë prej 8.2 milion EUR, ose 51.6% më i lartë se sa ne vitin paraprak,
  • neto kreditë e sektorit jo-bankar kanë qenë 289.3 milionë EUR ose 14.7% me shume se sa vitin paraprak,
  • kreditë jo performuese janë të provizionuara me 157.3%.
  • Indikatori i efiçiencës (CIR), në raport me planin vjetor prej 52.6% është përmirësuar në 40.9%. Kjo si rezultat i menaxhimit efektiv të shpenzimeve operative dhe i rritjes së të hyrave .
  • Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për vitin 2015, është 17.5% duke reflektuar kështu mbulesë të qëndrueshme të adekuatshmërisë së kapitalit dhe menaxhim efikas të kapitalit” shtoj zotëri Lumezi.

“Për të gjitha të arriturat dhe sukseset, NLB Banka u është mirënjohëse të gjithë klientëve të saj dhe partnerëve afaristë për besimin që ata kanë te Banka si partner i tyre i sigurte dhe afatgjatë. Njëkohësisht do të jetë kontribuuese e fuqishme edhe në të ardhmen për aktivitetet e ndryshme shoqërore, sociale, kulturore dhe rekreative të cilat janë në shërbim të klientëve të Bankës por dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës në përgjithësi” shtoi Kryetari i Bordit Udhëheqës i Bankës zotëri Albert Lumezi.


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×