NLB Banka përkrahë financiarisht renovimin në dy kate në Spitalin e Pediatrisë

30 November, -0001

Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Banka, zotëri Albert Lumezi, sot mori pjesë në ceremoninë inauguruese të renovimit në dy kate në Spitalin e Pediatrisë përkatësisht të reparteve të Neurologjisë psikiatrike, Hematologjisë me Onkologji, Gjenetikës si dhe të repartit të Gastroenterologjisë (rastet kronike dhe rastet akute).

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Zëvendës Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Izet Sadiku, Drejtori i Klinikës Pediatrike, Dr. Muharrem Avdiu, Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Banka, z. Albert Lumezi si dhe pjesëmarrës tjerë nga QKUK dhe NLB Banka.

Në një fjalë rasti mbajtur para të pranishmëve, Dr. Izet Sadiku dhe Dr. Muharrem Avdiu falënderuan NLB Bankën për mbështetjen financiare në renovimin e këtyre reparteve. Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Banka, zotëri Albert Lumezi tha se NLB Banka është e përkushtuar ndaj komunitetit ku vepron, në mënyrë që të krijoj kushte dhe mundësi sa më të mira në ambientin ku jetojmë dhe veprojmë.

“Të gjithë jemi dëshmitar për gjendjen e sistemit e shëndetësor në vendin tonë si dhe kushtet e vështira të punës, kështuqë NLB Banka ka vendosur që të ndihmoj komunitetin ku vepron, në mënyrë që të kontribuojë sado pak për përmirësimin e kushteve në përgjithësi, e në veçanti në sistemin shëndetësor”, tha Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Banka, zotëri Albert Lumezi.

Ai u zotua se përkrahjet e tilla nuk do të mungojnë as në të ardhmen. Progresi i përgjithshëm është shtytje dhe motiv shtesë për mbështetjen e projekteve humanitare.

NLB Banka, si një bankë ekonomikisht e suksesshme dhe konkurruese, krijon vlerë të shtuar për të gjitha palët e interesit, përfshirë aksionarët, klientët, të punësuarit si dhe për tërë shoqërinë.
Kontributi i NLB Bankës do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mbështetje të aktiviteteve dhe projekteve të rëndësishme ekonomike, sociale e kulturore, të cilat kontribuojnë direkt në lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së klientëve të NLB Bankës dhe të qytetarëve të Kosovës në përgjithësi.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×