NLB Banka shpërndan 120 dhurata për festa të fund vitit për fëmijët e Qendrës Handikos në Prizren

30 November, -0001

Për të qenë më afër fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për t’i sjell atyre sadopak buzëqeshje për festa të fund vitit, NLB Banka ka shpërndarë 120 dhurata për fëmijët Shoqatës Handikos në Prizren, qendër kjo e rehabilitimit e bazuar në bashkësi që përfaqëson dhe përkrahë fëmijët me nevoja të veçanta.

Me këtë rast koordinatori i kësaj qendre, z. Shaip Kryeziu ka falënderuar NLB Bankën për këtë gjest human duke thënë se janë shumë të lumtur që kërkesa e tyre për këto dhurata është pranuar nga NLB Banka me kënaqësi dhe se këto dhurata kanë sjellë gëzim tek 120 prind dhe fëmijë me nevoja të veçanta të cilët janë pjesë e shoqërisë sonë

Udhëheqësja e Ekspoziturës në Prizren, znj. Elvira Krasniqi pas shpërndarjes së 120 dhuratave tek fëmijët me nevoja të veçanta tha se NLB Banka kontribuon në komunitetin ku vepron dhe këto dhurata simbolike kanë gëzuar shumë fëmijët e kësaj qendre në prag të festave të fund vitit.

Urojmë që viti që vjen të sjellë vetëm gëzim dhe realizim të ëndrrave për çdo fëmijë.


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×