NLB Banka jep donacion për përmirësimin e kushteve të banimit në Shtëpinë e të Moshuarve

30 November, -0001

28.12.2017

Prishtinë

Komunikatë për media


Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Banka, z. Albert Lumezi, sot mori pjesë në ceremoninë e përurimit të përmirësimit të kushteve të banimit në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Të pranishëm ishin edhe: Ambasadori i Republikës Sllovene në Kosovë, z. Bojan Bertoncelj, zv. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Vesel Makolli dhe përfaqësues tjerë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Shtëpia e të Moshuarve, media si dhe nga NLB Banka.

Viti 2017 është viti më i suksesshëm afarist në historinë e NLB Bankës në Kosovë. Me rritjen e rezultateve rritet edhe përgjegjësia sociale e bankës ndaj komunitetit ku vepron. Progresi i përgjithshëm në afarizmin e Bankës është shtytje dhe motiv shtesë për mbështetjen e projekteve humanitare që ndihmojnë njerëzit për një jetë më të mirë. NLB Banka deri më tani ka përkrahë financiarisht në formë donacioni renovimin e Spitalit të Pediatrisë, ka ndihmuar fëmijë në nevojë si dhe projekte të tjera humanitare.

Duke i parë kushtet e vështira dhe nevojat për përmirësim të kushteve për banim në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, NLB Banka ka dhënë donacion për këtë qëllim. Me këtë donacion janë blerë inventar për 70 banorë të kësaj shtëpie si dhe janë përmirësuar shumë pjesë tjera te shtëpisë.

Kontributi i NLB Bankës do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mbështetje të aktiviteteve dhe projekteve të rëndësishme ekonomike, humanitare, sociale e kulturore, të cilat kontribuojnë direkt në zhvillimin,  lehtësimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Në çdo moshë të jetës hyjmë si fillestarë dhe brenda saj mbledhim përvojat që sjell ajo. Çdo moshë ka nevojat , kërkesat, gëzimet, frymën dhe zakonet e veta andaj duke vlerësuar më të moshuarit, kemi vlerësuar dhe respektuar kontributin e të kaluarës tonë por edhe traditën tonë.




Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×