Rritje e jashtëzakonshme në kredi prej 56.7 milionë Euro në NLB Banka për vitin 2017

30 November, -0001

08.05.2018


NLB Banka duke qenë një institucion financiar efikas dhe i qëndrueshëm me një prezencë të fuqishme në treg ka dhënë kontribut të madh gjatë vitit 2017 në qasjen në financa duke ju ofruar personave fizik dhe juridik shërbime kualitative financiare .

Viti 2017 ishte edhe një vit tjetër i jashtëzakonshëm për NLB Bankën, ku të gjithë indikatorët kanë arritur kulmin e tyre. Kreditë neto kanë shënuar rritje për 56.7M euro ose 17.1% krahasuar me vitin paraprak, dhe kanë arritur shumën 387.6M euro. Një rritje mjaft e madhe në vëllim është shënuar në segmentin e korporatave për 31M euro, apo 15.1%, dhe kreditë neto të klientëve fizik kanë shënuar rritje për 25M euro, apo 20.6%, gjersa normat e interesit në vitet e fundit janë përgjysmuar. Kreditë jo-performuese të gjithsej kredive kanë shënuar rënie nga 4.0% në 2.9%.

Përveç kredive, edhe depozitat kanë shënuar rritje për 64.5M euro ose 14.6% krahasuar me vitin paraprak, duke arritur në 506.6M euro. Depozitat e korporatave janë rritur per 26M euro apo 24.7%, ndërkaq depozitat e personave fizik janë rritur për 38.4M euro apo 11.4%.

NLB Banka ka shënuar rritje edhe në total asetet për 67M euro ose 13%, duke arritur shumën 584.8M euro që është shuma bilancore më e lartë që nga themelimi i Bankës. Ndërkaq ka arritur 15.7% të pjesëmarrjes në treg në gjithsej asetet.

Performanca jonë shënoi një rritje të vazhdueshme të të hyrave të mbështetura nga një sistem efikas i menaxhimit të rrezikut, dhe duke u shquar në procesin e zvogëlimit të kostove. Ne mbesim të angazhuar me strategjinë tonë të zhvillimit të stafit, si një nga drejtuesit kryesorë të suksesit tonë. Avantazhi ynë është të kuptuarit e ndryshimit të shpejtë të mjedisit dhe divergjencave të klientëve, dhe duke iu përgjigjur shumë shpejt këtyre ndryshimeve. Strategjia kryesore e Bankës mbetet të jetë një bankë lidere në thjeshtësinë e përdorimit të produkteve dhe shërbimeve bankare me një sistem të avancuar të ndërveprimit të klientëve, i shoqëruar me zgjidhje digjitale dhe mobile. Ne rritemi me përgjegjësi, ndërsa përqendrohemi në përmbushjen e nevojave financiare të klientit në terma afatgjatë.



Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×