Sqarim lidhur me ankesat për pensionistë

30 November, -0001

Të nderuar,

Lidhur me ankesat për trajtimin e pensionistëve në Filialën Gjakovë por edhe në njësitë tjera të bankës, me rastin e pritjes në radhë për tërheqjen e pensioneve të tyre, e shohim të rrugës të japin disa sqarime.

NLB Banka është e njohur për një qasje solidare dhe pozitive ndaj klientëve pensionistë. Si rezultat i kësaj, kemi numrin më të madh të pensionistëve të Kosovës që e zgjedhin NLB Bankën për të tërhequr pensionet e tyre.

Më tepër se gjysma e pensionistëve që kanë llogaritë e tyre në NLB Banka janë të pajisur FALAS me debit kartela, me të cilat u mundësohet atyre që të tërheqin FALAS pensionet e tyre në Bankomatin më të afërt të NLB Bankës ku ata jetojnë.

Fatkeqësisht, mosha e bënë të vetën, dhe disa prej tyre nuk duan të pajisen me debit kartela, por preferojnë që të vinë fizikisht në bankë dhe pensionet e tyre t’i tërheqin në sportele të bankës. Ky shërbim është FALAS.

Ardhja dhe grumbullimi i pensionistëve nëpër sportele të bankës ndodhë zakonisht disa orë para se të përfundojë procedura e transferimit të pensioneve nga Ministria përkatëse dhe kreditimit të pensioneve nëpër llogaritë e tyre. Grumbullimi i pensionistëve para sporteleve të bankës, krijon përshtypjen e gabuar se Banka po vonohet në shpërndarjen e pensioneve gjë që nuk është e vërtetë. E vërteta është se stafi i bankës, me rastin e shpërndarjes së pensioneve ka një mobilizim shtesë, me qëllim të trajtimit të shpejtë të kërkesave të tyre, që pritjet e tyre në radhë të jenë sa më të shkurtëra.

Prandaj, ftojmë klientët pensionistë që të pajisen me debit kartelë, në mënyrë që të mund të tërheqin pensionet në çdo kohë dhe kurdo pranë bankomatëve të NLB Bankës pa pagesë dhe pa pasur nevojë të presin në radhë.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×