NLB Banka pranoi “Mirënjohje falënderimi” për kontributin e dhënë në fushatën humanitare ‘Ti je një luledielli’

30 November, -0001

Në ceremoninë e përurimit të aparaturës për diagnostikimin e leukemisë tek fëmijët, më 31.10.2018, NLB Banka pranoi “Mirënjohje falënderimi” për kontributin e dhënë në fushatën humanitare ‘Ti je një luledielli” . NLB Banka ka mbështetur fushatën “Ti je një luledielli”, duke blerë 500 bluza për të gjithë të punësuarit e saj.                                                             

Znj. Arbana Osmani, themeluese e këtij fondacioni jofitimprurës ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që u veshën me humanizëm për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut, leukemia dhe kanceri dhe ndihmuan në furnizimin me pajisje Qendrën spitalore universitare të Kosovës, specifikisht repartin e onkologjisë në Klinikën e pediatrisë.

Kontributi i NLB Bankës do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mbështetje të aktiviteteve dhe projekteve të rëndësishme humanitare, sociale, kulturore e ekonomike.


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×