KONKURS PËR PUNË
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës
- Koordinator i lartë për kontabilitet në Divizionin për Financa (një vend pune)
- Zyrtar i lartë për kontabilitet në Divizionin për Financa (një vend pune)
I. Koordinator i lartë për kontabilitet në Divizionin për Financa
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit, matematikë financiare ose lëmi të ngjashme;
- Obligohet t’i ketë së paku 4 vjet përvojë pune në shërbimet bankare ose të ngjashme;
- Preferohet të jetë kontabilist i certifikuar;
- Aftësi për menaxhim të ekipit dhe menaxhim të kohës;
- Aftësi të mira të komunikimit dhe të koordinimit;
- Shkathtësi të mira kompjuterike, veçanërisht në Excel;
- Obligohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Kontrollon dhe koordinon drejtpërsëdrejti punët e kontabilitetit të Bankës;
- Kontrollon dhe jep udhëzime dhe shpjegime të punëve të kontabilitetit, përcjell ecuritë dhe saktësitë për realizimin e tyre për Bankën;
- Kontrollon dhe monitoron gjendjen sintetike me gjendjen analitike në modulet aktive të Bankës;
- Përgatitë regjistrimet kontabël të transaksioneve bankare;
- Udhëzon dhe monitoron stafin e kontabilitetit për regjistrime kontabël;
- Propozon dhe zbaton regjistrimet e nevojshme kontabël për qëllime te rikoncilimeve kontabël;
- Përgjegjës për kontroll dhe rikoncilim të regjistrimeve kontabël, pagave, aseteve, zhvlerësimit, dhe agjustimeve tjera kontabël;
- Përgjegjës për mbylljen e periudhave kontabël;
- Përgjegjës për përgatitjen dhe raportimin e tatimeve të aplikueshme në Kosovë;
- Krijon skema kontuese për produkte te reja si dhe monitoron implementimin e tyre;
- Përcjellë dhe zbaton dispozitat ligjore ne Kosove dhe standardeve ndërkombëtare te raportimit financiar (IFRS);
- Asiston në mbylljen e librave kontabël dhe kontrollet përkatëse;
- Inicion zhvillime të nevojshme në sistemet e IT-së për përmirësim të proceseve kontabël;
- Koordinon punët me auditor të jashtëm dhe brendshëm si dhe merr pjesë në zbatimin dhe implementimin e rekomandimeve të auditorëve të brendshëm dhe të jashtëm që dalin nga auditimet e tyre për Divizionin e Financave;
- Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës të sipas kërkesës së, Zv. Drejtorit të Divizionit dhe Drejtorit të Divizionit të Financave.
II. Zyrtar i lartë për kontabilitet në Divizionin për Financa
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Preferohet se paku 3 vite përvojë në banka ose institucione tjera financiare;
- Njohuri të mirë të financave dhe shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office, posaçërisht në Excel;
- Obligohet njohja e mirë e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Kontrollimi i veprimeve ditore të departamentit të kontabilitetit dhe financave dhe raportet me degët;
- Regjistron dhe mirëmban regjistrin e aseteve fikse;
- Kontrollon saktësinë e përllogaritjes se zhvlerësimit dhe amortizimit;
- Kontrollon dhe jep sugjerime për evidencën jashtë bilansorë te aseteve;
- Kontrollon dhe mirëmban asetet e ri poseduara;
- Koordinon punët me ekipin e kontabilitetit në implementim te mekanizmave të kontrollit
- Monitoron implementimet e rekomandimeve të auditorëve te jashtëm dhe të brendshëm;
- Kontrollon faturat dalëse te bankës, TVSH-se dhe Tatimeve tjera të mbajtura në burim;
- Kontrollon regjistrimet kontabël dhe saktësinë e tyre;
- Kryen edhe punë të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës të sipas kërkesës së udhëheqësve në hierarki në kuadër të Divizionit të Financave.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 23 gusht 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.