NLB Banka bëhet sërish pjesë e ngjarjes me karakter bamirës “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët 2018”

30 November, -0001

06.11.2018

Për të katërtin vit me radhë, NLB Banka bëhet pjesë e ngjarjes me karakter bamirës “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët 2018”, e cila u mbajt me 1 nëntor 2018 tek Sheshi 21 në Prishtinë.

Si çdo vit, qëllimi i kësaj ngjarjeje është të mbledhë fonde të cilat më pas do përdoren nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programe të ndryshme shëndetësore, për të siguruar medikamente dhe pajisje mjekësore dhe për të ofruar shërbime shtesë për foshnjat që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar, për nënat që presin fëmijë dhe për familjet në përgjithësi.

NLB Banka, si çdo herë dëshmoi gatishmërinë për të qenë në anën e bamirësisë dhe të kontriboj në mbështetjen e kauzave pozitive për mirëqenjen e komunitetit.

Kontributi i NLB Bankës do të vazhdojë edhe në të ardhmen në mbështetje të aktiviteteve dhe projekteve të rëndësishme ekonomike, shëndetësore, sociale e kulturore.



Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×