BERZH i jep përsëri çmimin NLB Bankës si ‘Banka më aktive për lëshimin e Garancioneve në Kosovë në vitin 2018

30 November, -0001

10.05.2019

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i ka dhënë përsëri NLB Bankës çmimin për performancën e saj në vitin 2018 në kuadër të Programit për Lehtësimin e Tregtisë (TFP). Ky çmim u prezantua në Takimin Vjetor dhe Forumin e Biznesit të BERZH-it në Sarajeve, gjatë sesionit të Informacionit të TFP-së dhe Ceremonisë së Çmimeve më  rastin e Takim Vjetor të 28-të të BERZHit në Sarajevë.

NLB Banka i është bashkuar programit të TFP-së tre vite më parë dhe është bërë partner shumë i rëndësishëm i BERZH-it në rajon, dhe për tre vite në radhë është Banka më aktive për lëshimin e garancioneve në tregun e Kosovës.

Përmes Fondit per sigurimin e financimit tregtar BERZHi mbulon rrezikun politik dhe tregtar të instrumenteve të financimit të tregtisë të lëshuara nga NLB Banka Prishtina Sh.a. për të lehtësuar aktivitetet e financimit të tregtisë së jashtme.

Boryana Ivanova Mustafa, Drejtore e Divizionit DPTH nga NLB Banka Prishtina tha: Banka Prishtina ka nderin të pranoj edhe njëherë çmimin si Banka më aktive për lëshimin e garancioneve për vitin 2018. Programi TFP ua mundëson klientëve të bankës të fitojnë ekspertizë në tregje të reja dhe të ndërtojnë marrëdhënie me partneret e tyre në mbarë botën. Ne falenderojmë ekipin e TFP-së për mbështetjen e tyre profesionale dhe jemi të kënaqur me bashkëpunimin e frytshëm me BERZH-in”

BERZH është aktive në shumë sektorë të ekonomisë dhe prioritetet strategjike në shtet kanë për qëllim të promovojnë integrimin regjional dhe të adresojnë sfidat globale dhe regjionale. Investimet më të mëdha të bankës janë në sektorin privat.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×