NLB Banka dhe BP Home Investment nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për projektin ‘’Qershia e madhe’’

30 November, -0001

17.12.2019

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm në projektin e parë “Qershia”, NLB Banka ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë BP Home Investment për projektin e dytë ‘’Qershia e madhe’’, një ndër projektet investive më të mëdha në vend, për financimin e blerjes së shtëpive përmes kredisë.                                                                                

Për të qenë sa më afër klientëve tanë dhe për të ofruar mundësi të qëndrueshme dhe afatgjate investimi, NLB Banka ka vendosur që të përkrahë këtë projekt duke mundësuar kredi për blerje të shtëpive me kushtet më të volitshme në treg, me afat deri në 20 vite.

Qershia e madhe, me 32 shtëpi të organizuara në 4 tipe ( 253.59m², 269.8m² ,328.26m², 444.1 m² ) të ndryshme dhe të projektuara me trendet e fundit të arkitekturës botërore, kanë filluar të ndërtohen dhe së shpejti do të jenë gati për banim!

Ambienti dhe hapësirat e shtëpisë, reflektojnë dhe ndikojnë në harmoninë tonë personale dhe familjare. Tek Qershia e madhe, planifikimi i të gjitha indikatorëve dhe faktorëve të rëndësishëm për një jetë kualitative, është bërë me profesionalizëm të lartë.

Të gjitha qershitë e mëdha të lagjes, janë të orientura në Jug- Lindje apo Jug-Perëndim, orientime këto që janë ideale për jetesë, të cilat sigurojnë ndriçim natyral dhe janë indikatorë të mirëqenies emocionale dhe shëndetësore. Fokus i veçantë i është kushtuar dhomave të gjumit që janë të orientuara në Lindje.

Privatësi e planifikuar në çdo pozicion, duke filluar prej izolimit akustik nga dhoma në dhomë, e deri tek distanca nga shtëpia në shtëpi, ju do të gjeni privatësi të plotë në çdo Qershi!

E planifikuar për çdo nevojë dhe kërkesë të secilit anëtarë të familjes suaj, Qershia e madhe është zgjedhja e duhur për një jetë kualitative!

NLB Banka do të mbetet e përkushtuar në përmirësimin e mirëqenies së klientëve të saj duke ofruar shërbime bankare të favorshme me fokus të veçantë në nevojat dhe kërkesat e klientit.


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×