BERZH, Erste Group Bank dhe NLB Group financojnë ndërtimin e parkut për prodhimin e energjisë nga era

17 December, 2019

17.12.2019

Kosova e cila kryesisht prodhon energjinë elektrike nga linjiti, së shpejti do të shtoj prodhimin e energjisë së gjelbër nga burimet e ripërtritshme, në këtë rast nga era. Kjo do te ketë ndikim ta madh në mbrojtjen e ambientit në vendin tonë.                                                                                         

Institucione financiare me renome ndërkombëtare si: Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Erste Group Bank si dhe NLB Group do te marrin pjesë në financimin e projektit më të madh në vend për prodhimin e energjisë nga era. NLB Group merr pjesë në financimin e këtij projekti me 23 milion euro.

“Jemi shumë krenar që NLB Group, si grupi me i madh bankar në rajon, merr pjesë në financimin e këtij projekti së bashku me BERZH dhe Erste Group Bank, projekt ky që paraqet një hap të madh në  prodhimin e energjisë së pastër nga burimet e ripërtritshme në Kosovë.” tha z.  Albert Lumezi, Kryetar i Bordit Udhëheqës të NLB Bankës, Prishtinë. Ky është një shembull i shkëlqyer i financimit ndërkufitar për projekte më gjithëpërfshirëse, ku Grupi NLB pati mundësi të kontribuoj me tërë potencialin e tij.

Parku për prodhimin e energjisë nga era që do të ndërtohet në Bajgorë, Mitrovicë, pritet të përmirësojë furnizimin me energji elektrike që do të përfaqësojë rreth 10% të kapacitetit të energjisë në vend dhe do të ndikoj në reduktimin e shkallës së ndotjes së ajrit si dhe mbrojtjen e ambientit.



Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×