Këshilla mbi masat e sigurisë në përdorimin e shërbimit NLB Klik “E-BANKING”

25 March, 2019

Për të hyrë në shërbimet bankare, në internet klientët duhet të hapin webfaqen e sigurt dhe të çertifikuar të NLB Banka e cila është: https://nlb.banka-ks.com/Account/Login  

Në mënyrë që përdorimi i internetit të jetë i sigurt, është e rëndësishme të ndërmerren këto masa:

  1.  Mbrojtja e të dhënave personale si (Përdoruesi, Fjalëkalimi, Kodi në pajisjen TOKEN dhe Kodi në aplikacionin mToken )
  • Mbani mend Përdoruesin dhe Fjalëkalimin, ndërroni shpesh këtë të fundit, dhe sigurohuni që të mos jenë lehtë të qëllueshme, p.sh. mos përdorni fjalë që gjenden në fjalorë, emra të qyteteve, emra të anëtarëve të familjes ose datëlindjet.
  • Mbani mend Fjalëkalimin tuaj, në vend se t’a shkruani atë dhe ta ruani në një copë letër.
  • Nëse Fjalëkalimin e shkruar vendosni t’a ruani, atëherë ky informacion i ndjeshëm duhet të ruhet në një vend të sigurt.
  • Si informacione të ndjeshme që janë: Përdoruesin dhe Fjalëkalimin mos e ndani me askënd.
  1.  Mbrojtja nga mashtrimi i mundshëm
  • Bankat dhe institucionet financiare nganjëherë janë pre e të ashtuquajturës mashtrimi “PHISHING” që do të thotë përpjekje për mashtrim, por klientët janë cak më i shpeshtë i tentimeve për mashtrime të tilla. Kjo është një formë e mashtrimit në internet ku klientët mashtrohen duke i zbuluar informacione KONFIDENCIALE një UEBFAQEJE mashtruese pra përdoruesve mashtrues. Shembull: kur dikush paraqitet si përfaqësues i bankës, i cili dërgon porosi elektronike apo thërret klientët duke kërkuar informacione si: Përdoruesin, Fjalëkalimin apo Kodin e paraqitur në Pajisjen TOKEN dhe Kodi i paraqitur nga Aplikacioni mToken. Ne ju sigurojmë se përfaqësuesit e Bankës, kurrë nuk do të kërkojnë informacione të tilla përmes postës elektronike apo telefonit, andaj të jeni të vëmendshëm dhe asnjëherë mos i shpërndani informatat tuaja me dikënd që mund të paraqitet në emër të bankës përmes telefonit ose emailit.
  • Një rast tjetër i mashtrimit PHISHING është kur një përdorues mashtrues dizajnon një UEBFAQE që ngjan me UEBFAQEN e https://nlb.banka-ks.com/Account/Login. Për t’ju shmangur një rreziku të tillë ju duhet të kujdeseni që jeni duke përdorur UEBFAQEN e dhënë nga NLB Banka Sh.A. Kur të hyni në faqen e NLB Klik, në sistemin bankar në internet, para se të shkruani të dhënat tuaja sigurohuni se po filloni sesion të sigurt (SSL i koduar) i cili paraqet dryrin si në Fig. 1. Pastaj ju duhet të hyni në faqen e sigurt dhe të verifikoni çertifikatën e sigurisë. Për t’u siguruar që jeni duke komunikuar me sistemin bankar të NLB Banka Sh.A ju duhet të klikoni në dryrin e paraqitur si në Fig.1, informatat e paraqitura do të ju shërbejnë për të verifikuar çertifikatën e sigurisë që ju është dhënë nga Kompania, në rastin tonë aktualisht është (2048 bit – Secure Certification Authority) dhe me kujdes të shikoni vlefshmërinë e çertifikatës, si në Fig. 2.  Kontrollimi i URL adresës në shfletuesit Internet Explorer, Internet Edge, Google Chrome dhe Mozilla Firefox e cila është:
    https://nlb.banka-ks.com/Account/Login

Fig. 1

Internet Explorer

01

Internet Edge

02

Google Chrome

03

Mozilla Firefox

04

Fig. 1/1

Duke klikuar në Certificate (Valid) , nga Fig. 1/1, do të hapet faqja si në Fig. 2, e cila ju mundëson kontrollimin e detajeve të çertifikatës të cilat janë te renditura më poshtë:

Lëshuar për: banka-ks.com

Lëshuar nga: “Cloudflare Inc ECC CA-3”

Vlefshmëria nga: 03/07/2020 deri më 03/07/2021 (datat e certifikatës rifreskohen automatikisht dhe mund te jenë ndryshe nga datat që shihen në figurë)

Fig 2

  1.  Mbrojtja e kompjuterit dhe këshilla të sigurisë
  • Pasi të keni qasje në lidhje të internetit, është e rëndësishme që kompjuterin tuaj t’a mbroni nga qasja e personave të paautorizuar ose nga programe të rrezikshme.
  • UEBFAQE të dyshimta, fotografi të dyshimta, viruse, e-mail e të tjerë – Në kompjuterin tuaj është e rëndësishme të keni të instaluar programet ANTI-VIRUS, FIREWALL dhe ANTI SPYWARE që mund të vijnë me kompjuterin tuaj apo janë dhënë nga ofruesi i shërbimit të Internetit. Programi FIREWALL mbron kompjuterin nga sulmet malicioze nga jashtë, dhe ka ngjashmëri me programin ANTI-VIRUS. SPYWARE është një program që është i instaluar në kompjuterin tuaj pa dijeninë tuaj dhe ai mban gjurmët e veprimeve tuaja (fjalëkalimet, kodet, etj.) gjatë përdorimit të kompjuterit dhe internetit. Prandaj është i nevojshëm një program ANTI –SPYWARE për të mbrojtur kompjuterin nga këto sulme. Sigurohuni që këto programe të përditësohen rregullisht.
  • Përdorimi i sistemit bankar në një kompjuter publik nuk këshillohet, pasi që është e vështirë të dihet se sa të siguruar janë këta kompjuterë.
  • Mundësisht përdorni versionin më të ri të shfletuesit të internetit, i cili përfshin të gjitha informatat më të reja të sigurisë. Me furnizuesin tuaj të rrjetit kontrolloni rregullisht tek shfletuesit nëse është në dispozicion ndonjë informacion i ri i sigurisë.
  • Me ofruesin tuaj të sistemit operativ, kontrolloni rregullisht nëse informacionet e sigurisë janë lëshuar në përdorim.
  • Mos kryeni transaksione financiare në e-Klik nga pajisjet që nuk janë në pronësi tuajen, pasi që ato mund të jenë të pasigurta.
  • Nëse besoni apo dyshoni se për emrin e përdoruesit, fjalëkalimin, PIN-in, apo ndonjë formë tjetër që mundëson qasjen në llogarinë tuaj, është në dijeni ndonjë person tjetër ose se dikush mund të tentoj të shfrytëzoj e-Klik pa pëlqimin paraprak tuajin, ju duhet domosdoshmërisht të informoni Bankën dhe të siguroheni se keni pranuar konfirmimin për bllokim të qasjes.

Bankën mund t’a kontaktoni përmes telefonit 0800 50444 (pa pagesë), 038 744 100 (me pagesë) apo nëpërmjet e-mail-it sherbimiperkliente@nlb- kos.com.

  1.  Informacione për t’u konsideruar rreth TOKEN-it fizik
  • TOKEN-i është pajisje e sigurisë që përdoret për gjenerimin e kodeve për një përdorim (One-Time Password OTP). Kodi paraqitet me shtypjen e butonit që gjendet në TOKEN pajisjen duke paraqitur kështu algoritmin e sigurisë prej 8 numrave.
  • Përmes kombinimit të TOKEN pajisjes, ID-së së shfrytëzuesit dhe fjalëkalimit bëhet identifikimi i klientit në sistemin e NLB e-Klik.
  • Kodi i paraqitur në TOKEN pajisje në mënyrë automatike zhduket pas 20 sekondave dhe për lidhjen e radhës në NLB e-Klik shfrytëzuesi duhet të shtyp sërish butonin për gjenerimin e kodit.
  • Duhet të keni kujdes pasi që gjenerimi i kodit në TOKEN pajisje 10 herë radhazi, pa e përdorur atë për t’u lidhur në ueb faqe të NLB e-Klik, do të shkaktoj bllokimin e TOKEN pajisjes.
  • Nëse keni gabuar 5 herë radhazi në shënimin e kodit të paraqitur nga TOKEN pajisja për t’u lidhur në NLB e-Klik, atëherë TOKEN pajisja del jashtë sinkronizimit. Në këtë rast ju duhet të kontaktoni bankën për të mundësuar sinkronizimin e TOKEN pajisjes dhe përdorimin e mëtutjeshëm të tij.
  1.  Informacione për t’u konsideruar rreth M-TOKEN aplikacionit
  • mToken është një aplikacion që përdoret në celular për të identifikuar përdoruesit dhe për të konfirmuar transaksionin e kryer nëpërmjet shërbimit bankar e-Klik.
  • mToken kryen të njëjtin funksion si tokeni fizik, dallimi është se aplikacioni i tokenit instalohet në celular, që e bën atë më të përshtatshëm dhe të lehtë për t’u përdorur.
  • Kur filloni regjistrimin për të përdorur mToken në celularin tuaj, është e nevojshme që të shtypni kodin e aktivizimit. Pas kësaj, do t’ju ofrohet mundësia për të përzgjedhur dhe konfirmuar PIN-in që ju do t’a përdorni sa herë që i qaseni mToken aplikacionit në celular.
  • Qasja në internet është e nevojshme vetëm kur shkarkoni aplikacionin, për aktivizim (inicializimi fillestar i aplikacionit), dhe kur ndryshoni PIN-in. Pas shkarkimit dhe aktivizimit të mToken-it qasja në internet nuk është më e nevojshme, gjë që e bën mToken aplikacionin të disponueshëm si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në këtë mënyrë ju nuk duhet të shqetësoheni për shpenzimet dhe cilësinë e shërbimit të internetit.
  • mToken mund të përdoret në tri gjuhë: Shqipe, Angleze, Serbe.
  • mToken ofron të njëjtin nivel të sigurisë sikurse tokeni fizik dhe është i mbrojtur edhe nga PIN-i që e dini vetëm ju. Ju mund të ndryshoni PIN-in e mToken në çdo kohë.
  • E rëndësishme: Aplikacionin mToken në telefonin tuaj duhet ta instaloni vetëm nga platformat zyrtare.

Apple AppStore (për telefonat Apple dhe sistemin operativ iOS)

Adresa e aplikacionit: https://apps.apple.com/us/app/nlb-token-kosova/id976570083

Pamja e aplikacionit:

Google Play Store ( për modelet e telefonave që përdorin sistemin operativ Android)

Adresa e aplikacionit: https://play.google.com/store/apps/details?id=hr.asseco.android.mtoken.nlb.ks

Pamja e aplikacionit:

  1.  Mbrojtja nga email-ët e dyshimtë
  • Nëse keni pranuar email për transfer ndërkombëtar të parave, ju këshillojmë që së pari të verifikoni saktësinë e informatave të llogarisë pranuese të partnerit tuaj afarist. Verifikimin e tillë mund t’a bëni përmes rrugëve alternative si: Telefon, SMS etj.
  • Transferet ndërkombetare me e-Klik duhet t’i bëni vetëm nga pajisjet që ju i konsideroni se janë të sigurta dhe të painfektuara me virus ose programe tjera të dëmshme.
  • Urdhëruesi (ju) e keni përgjegjësinë e plotë për të dhënat e paraqitura pranë bankës: përfituesin, partnerin, IBAN-in, bankën përfituese dhe destinacionin e transferit.


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×