NJOFTIM ME RËNDËSI PËR PENSIONISTË

30 November, -0001

Të nderuar,

Duke pasur parasysh situatën e emergjencës së shëndetit publik në Kosovë dhe masat e marra për parandalimin e shpërndarjes së virusit #Covid19, i lusim të gjithë pensionerët që pranojnë pensionin përmes Bankës tonë që pensionet t’i tërheqin nëpër Bankomate.

Pensionerët të cilët kanë person të autorizuar për llogarinë e tyre i këshillojmë që të dërgojnë personin e autorizuar për tërheqje të pensionit.

Ne ju inkurajojmë që në këtë periudhë të mos vizitoni degët e Bankës, por në rast se nuk nuk posedoni kartelë dhe gjithsesi duhet të vizitoni degën e Bankës atëherë ju lusim që njëkohësisht të aplikoni për kartelë.

Ju lutemi që vizitën në Bankë t’a bëni me kujdes të shtuar dhe duke respektuar udhëzimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Masat që duhet të merren në rast se vizitoni degën e Bankës janë:

1. Desinfektimi i duarve,
2. Mbajtja e distancës prej 1.5 metra me klientin tjetër,dhe
3. Vendosja e maskës.

Mbroni veten dhe të tjerët nga përhapja e virusit sot që të gëzojmë të nesërmen së bashku.

Lokacionet e bankomatëve i gjeni këtu: https://nlb-kos.com/announcement/bankomatet/



March 17, 2020


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×