Njoftim për pagesat me kartela e brendeve MasterCard dhe VISA Contactless

30 November, -0001

Njoftim për pagesat me kartela e brendeve MasterCard dhe VISA Contactless (Debitore dhe Kreditore)


Gjatë kësaj kohe emergjente për shëndetin publik të shkaktuar nga virusi COVID-19, është shumë e rëndësishme të reduktoni përdorimin e parave të gatshme për të mbrojtur shëndetin tuaj. Për këtë arsye NLB Banka ka ndërmarrë një sërë aktivitete dhe masa shtesë, të cilat e reduktojnë përdorimin e parasë së gatshme si dhe e minimizojnë kontaktin e prekjes së POS-ave me rastin e pagesave në supermarkete të cilat mund të jenë të ekspozuara nga rreziqet e kontaminimit.

Contactless është një mënyrë e shpejte, e lehtë dhe e sigurt për të paguar me kartelë në POS terminale, pa pasur nevojë të shtypni PIN kodin tuaj gjatë pagesës dhe në këtë mënyrë eliminohet edhe kontakti fizik me numratorin e POS terminalit.

  • Ju njoftojmë se vlera e blerjes dhe pagesës pa PIN me kartela të brendeve MasterCard dhe VISA Contactless do të ngritet nga 15€ur në 40€ur duke filluar nga sot për kartelat e brendit VISA dhe prej datës 9 Prill për kartelat e brendit MasterCard.Kjo do të thotë se çdo pagesë të cilën e kryeni tek tregtarët me kartela të brendit MasterCard dhe Visa si dhe me aplikacionin NLB PAY të instaluar në telefonin e juaj mobil, ju nuk do të keni nevojë të shtypni PIN në tastierën e POS terminalit për shumat që nuk e tejkalojnë vlerën 40€.
  • Gjithashtu, ju njoftojmë se nuk është e nevojshme të nënshkruhet fatura e shtypur nga POS terminali dhe në këtë mënyrë sërish zvogëlohet kontakti potencial me sipërfaqet e ekspozuara nga rreziku i kontaminimit.

Për më shumë informata vizitoni web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, telefononi në Qendrën Kontaktuese në 038 240 230 100 ose na shkruani në qendrakontaktuese@nlb-kos.com


March 30, 2020


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×