Raportimi i sjelljes së dyshuar të dëmshme

Ne në NLB, besojmë që qeverisja e përgjegjshme korporative është shumë më tepër se sa vetëm respektimi i ligjeve, rregulloreve dhe standardeve. Transparenca dhe integriteti janë elemente të rëndësishme të biznesit tonë të përditshëm.

Sistemi i raportimit përmes aplikacionit Whistler, është dizajnuar për të gjitha palët e interesit, që besojnë që është kryer një vepër, e cila mund të dëmtojë bankën, punonjësit e saj apo palët tjera të interesit. Praktika të tilla të dëmshme mund të kenë pasoja serioze edhe në kuptimin e ndëshkimeve rregullatore, detyrimeve penale apo reputacionin e bankës. Prandaj, ne inkurajojmë raportimin e çdo lloj praktike biznesore të dëmshme. Raportimi pastaj do hetohet nga njësia kompetente brenda Bankës, në pajtueshmëri me rregulloret dhe procedurat e brendshme. Duke raportuar, secili mund të ndihmojë në sigurimin e veprimit të duhur dhe në kohë për parandalimin e shfaqjes së ndonjë dëmi apo të paktën zvogëlimin e tij.

Në rast të dyshimit për sjellje të dëmshme në NLB, janë vendosur kanalet e mëposhtme (duke përfshirë edhe mundësinë e raportimit anonim)


Telefoni:

+383(0)38 744 109 ose

+383(0)38 744 115

Whistler aplikacioni


https://whistler.nlb.si/ks

E-mail:

Lajmero.Parregullsite@nlb-kos.com

Për aplikacionin Whistler, mund të gjeni më shumë informata KËTU


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×