Sigurimet

NLB Banka sh.a. është e liçencuar nga Banka Qëndrore e Kosovës si ndërmjetësuese në ofrimin e sigurimeve për klientët e saj, dhe ofron katër (4) lloje të sigurimit në bashkëpunim me kompaninë e sigurimeve KS Illyria.

Siguri

Rehati

Kualitet

Banka përmes njësive të saja do të bëjë shitjen e policave të sigurimit, sipas klasave të sigurimeve:

  1. Sigurimi nga aksidentet personale
  2. Sigurimi KASKO
  3. Sigurimi Auto Përgjegjësia TPL, TPL Kosova Plus
  4. Sigurimi shtëpiak

1. Sigurimi nga Aksidentet personale për punëtorë (individual ose në grup)

Në jetën e përditshme, të gjithë ne u nënshtrohemi rreziqeve të ndryshme dhe aksidenteve potenciale. Sigurimi nga aksidentet personale është një mënyrë për të kontrolluar gjendjen e mirëfilltë financiare, si për punëdhënësin, ashtu dhe për punëtorët dhe familjet e tyre.

Sigurimi nga aksidentet personale (në grup) u ofrohet ndërmarrjeve, organizatave dhe institucioneve të ndryshme të cilat e konsiderojnë vetën si organizata etike dhe me përkujdesje ndaj punonjësve.

Polica jonë e sigurimit i përmbushë të gjitha nevojat e klientit, duke ofruar mbulim për të gjitha llojet e ekspozimeve dhe pasojave të rrezikut. Oferta jonë ofron mbrojtje dhe përfitime nga:

  • Vdekja aksidentale;
  • Invaliditet të plotë;
  • Shpenzimet mjekësore dhe
  • Kompensimi ditor.

Përfitimin për vdekje aksidentale të barabartë me shumën e siguruar të përcaktuar në policë.

Përfitimin për invaliditet të plotë për shkak të një aksidenti, të barabartë me 150% të shumës së siguruar për vdekjen aksidentale.

Përfitimin për shpenzimet mjekësore: në rast se i siguruari, për shkak të një aksidenti të siguruar, gjendet në trajtim mjekësor spitalor apo ambulantor, siguruesi paguan për shpenzimet e kurimit deri në shumën e siguruar të përcaktuar në policë.

Kompensimi ditor: siguruesi do të paguaj për çdo ditë të paaftësisë së përkohshme për punë, një shpërblim ditor të barabartë me shumën e përcaktuar në policë si kompensim ditor. Ky kompensim paguhet deri në 200 ditë.

 

2. Sigurimi Kasko përfshinë mbulueshmëri në rast të aksidentit për dëmet që i shkaktohen mjetit tuaj motorik, kompenson shpenzimet nga dëmet, si shkatërrimi, humbja apo dëmtimi.

 

KASKO SUPER E PLOTË – Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:

Aksidentit rrugor;

Rrëzimit apo goditjes së ndonjë gjësendi duke përfshirë akullin dhe dëborën;

Rrëzimit të mjeteve fluturuese;

Brejtësve, kafshëve shtëpiake apo të egra;

Thyerjes ose dëmtimit të xhamit të vendosur standard në mjetin motorik të siguruar;

Thyerjes ose dëmtimit të trupave ndriçues, dritave të vendosura jashtë dhe pasqyrës në mjetin motorik të siguruar;

Përmbytjes së mjetit motorik të siguruar gjatë transportit me traget;

Ndihmës së ofruar personave të lënduar;

Zjarrit;

Goditjes së drejtpërdrejtë nga rrufeja;

Ndikimit të papritur nga jashtë i nxehtësisë dhe agjentëve kimik ndaj mjetit motorik të siguruar;

Shpërthimit;

Stuhisë;

Breshërit;

Rrëshqitjes së terrenit dhe shëmbjes së dheut;

Ortekut të dëborës;

Vërshimit, reshjeve të dendura dhe ngritjes së nivelit të ujit;

Vandalizmit;

Manifestimeve dhe demonstratave;

Vjedhjes, plaçkitjes, vjedhjes së pjesëve të cilat janë në mjetin motorik dhe marrja kundërligjore e mjetit motorik;

 

KASKO E PLOTË – Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:

Dëmeve në aksident – ndeshje, goditje, përmbytje, rrëshqitje, rënia në humnerë e mjetit motorik;

Rrëzim ose goditje të ndonjë gjësendi (objekti) duke përfshirë edhe rënien e dëborës dhe ortekëve të dëborës;

Rrëzimi i i mjeteve fluturuese – konsiderohet çdo lloj mjeti fluturues, ose pjesë të tij apo ngarkesës në të që mund të bjerë mbi mjetin motorik të siguruar ose do të godas atë;

Thyerja ose dëmtimi i xhamit standard të montuar në mjetin motorik të siguruar;

Ndihma e ofruar personave të lënduar dhe zvogëlimi i dëmeve apo zmadhimit të dëmit në gjësendet e siguruara;

Zjarri – konsiderohet zjarri i cili vjen nga faktorët e jashtëm dhe përfshinë mjetin e siguruar;

Goditje e drejtpërdrejtë nga rrufeja – sigurimi e mbulon dëmin e shkaktuar nga veprimi i fuqisë ose nxehtësisë së rrufesë dhe dëmit nga goditja indirekte ndaj gjësendeve të cilat i ka shkatërruar rrufeja;

Ndikimi i papritur nga jashtë i nxehtësisë dhe agjensëve kimik ndaj mjetit motorik të siguruar;

Shpërthimi;

Stuhia – stuhi konsiderohet era e cila fryn me shpejtësi prej 17.2 metër për sekondë, respektivisht 62 km për orë dhe me fuqi prej së paku 8 shkallëve sipas Shkallës së Boforit;

Breshër – sigurimi mbulon dëmet nga shkatërrimi, respektivisht dëmet ndaj mjetit motorik të siguruar të cilat janë shkaktuar nga goditjet e breshërit;

Orteku – ortek konsiderohet shtresa e dëborës në lëvizje e cila është shkëputur nga majat e maleve. Sigurimi mbulon dëmin i cili do të shkaktohet nga presioni i dëborës së shëndrruar në ortek e cila lëviz duke u rrëshqitur dhe godet automjetin e siguruar;

Vërshimi, rrëkeja ose niveli i lartë i ujit – vërshim konsiderohet terreni i vërshuar papritmas nga ujërat e përhershëm (lumenjtë, përrojet, liqenet) për shkak të daljes së ujit nga shtrati, sipërfaqet e përforcuara ose digat, vërshimet si pasojë e ujit, baticave dhe dallgëve me një fuqi të pazakontë ose për shkak të rrjedhjes së jashtëzakonshme të ujit nga liqenet artificiale.

Me sigurim janë të mbuluara vetëm dëmet e shkaktuara ndaj mjetit motorik të siguruar gjatë vërshimit dhe menjëherë pas tërheqjes së ujit. Rrëke konsiderohet vërshimi i papritur i terrenit nga masa e ujit e cila formohet nga terrene të pjerrëta për shkak të reshjeve të fuqishme atmosferike dhe derdhjen e tyre nëpër rrugë. Për vërshim konsiderohet edhe niveli i lartë i ujit dhe ujërat nëntokësore si pasojë e vërshimit të territorin specifik.

Sigurimi mbulon edhe dëmin i cili do të shkaktohet nga niveli i ujit të lartë apo ujërave nëntokësore të cilat do të tejkalojnë nivelin e ujit ose rrjedhjes të cilën e tregon ujëmatësi më i afërt;

Vjedhja, plaçkitja, vjedhje të pjesëve në/të mjetin/t motorik dhe marrja e kundërligjshme e mjetit motorik me qëllim që ai të përdoret për vozitje. Konsiderohet se rreziku ka ndodhur nëse mjeti motorik nuk gjendet në afat prej 60 ditëve nga dita kur mjeti motorik i vjedhur është paraqitur në organin përkatës – Policia e Kosovës;

Vandalizëm – konsiderohet sjellja e dhunshme e personave të tretë;

Manifestimi dhe demonstratat – shprehja e organizuar publike e disponimit dhe dëshirave të një grupi njerëzish para organeve Shtetërore dhe dëmet e shkaktuara në automjetin e siguruar si pasojë e manifestimit apo demonstratave të tilla nga turma pjesëmarrëse;

 

MINI KASKO – Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:

Aksidentit rrugor;

Rrëzimit të mjetit fluturues;

Zjarrit;

Rrufesë së drejtpërdrejtë;

Shpërthimit;

Stuhisë;

Breshërit;

Manifestimeve dhe demonstratave.

 

KASKO NË PARKING – Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:

Shkatërrimit apo dëmtimit nga goditja e ndonjë mjeti motorik;

Rënies apo goditjes nga mjete, duke përfshirë rënien e dëborës dhe copave të akullit;

Rrëzimit të mjeteve fluturuese;

Vandalizmit;

Vjedhjes, grabitjes dhe vjedhjes së pjesëve në/të mjetin/t motorik.

 

KASKO E PJESËSHME – Kompenson shpenzimet nga dëmet si pasojë e:

Me këtë mënyrë të sigurimit, në përputhje me kushtet, mbulohet dëmi për thyerje dhe dëmtim të xhamave të mjeteve, përveç xhamave në tavan, fenerëve dhe pasqyrave.

 

3. Sigurimi i detyrueshëm motorik i automjeteve TPL

  • Siguroni përgjegjësinë tuaj ndaj palëve të treta
  • Sigurimi i ofruar TPL është i vlefshëm për territorin e Republikës së Kosovës
  • Bëhu i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm kur drejton automjetin

Sigurimi i detyrueshëm motorik, ose siç quhet ndryshe Sigurimi TPL – (sigurimi i përgjegjësisë ndaj palës së tretë) ju ofron mbulesë siguruese për shpenzimet për dëmet që ju i shkaktoni të tjerëve me përdorimin e mjetit tuaj motorik, pra kjo nënkupton dëmet materiale dhe jo materiale deri në lartësi të shumës së siguruar të paraparë me ligjin për sigurimin motorik të detyrueshëm në Republikën e Kosovës.

3. Sigurimi i detyrueshëm motorik TPL+

  • Sigurimi TPL+ është i vlefshëm për udhëtim në Republikën e Maqedonisë dhe Serbisë
  • Blejë këtë sigurim njëkohësisht me blerjen e sigurimit TPL
  • Udhëtoni të sigurtë

Sigurimi TPL+ ju ofron mbulesë siguruese për dëmet që ju i shkaktoni të tjerëve në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë.

 

4. Sigurimi shtëpiak apo i banesës

  • Pako bazë
  • Pako standarde
  • Pako luksoze

Ju mund të keni sistem të përsosur të mbrojtjes, alarme dhe dyer speciale, mirëpo a mjafton kjo në rast fatkeqësie natyrore, apo vandalizimit ose zjarrit që mund të ndodh papritmas? A mendoni se dalja e ujit nga enëlarësja apo rrobalarësja nuk mund të dëmtojë banesën apo shtëpinë tuaj?

Pa marrë parasysh madhësinë e saj, qoftë shtëpi apo banesë si dhe pajisjet brenda saj kompania jonë ju ofron zgjidhje për të siguruar investimin dhe pasurinë tuaj, duke ju mbështetur me kompensim për humbjet ose dëmtimet të cilat shkaktohen nga rreziqet e cekura si më poshtë:

 

PAKO BAZË ofron mbulesë siguruese për dëmet si pasojë e:

Zjarrit, rrufesë, eksplozionit, stuhisë, breshërit, rënies së fluturakeve, rrjedhës së ujit nga instalimet e ujësjellësit, kanalizimit dhe nga pajisjet dhe gypave të ngrohjes (mbulesa minimale), goditjes nga mjeti motorik vetanak, përgjegjësisë (mbulesa minimale), shpenzimet e rilokimit -zhvendosjes (mbulesa minimale).

 

PAKO STANDARDE ofron mbulesë siguruese për dëmet si pasojë e:

Përveq rreziqeve të përfshira në pakon bazë edhe rrjedhjen e ujit nga instalimet e ujësjellësit, kanalizimit, nga pajisjet, nga gypat e ngrohjes (mbulesa maksimale), vërshimeve, përrojeve dhe ujërave të lartë, rrëshqitjeve të dëborës, rrëshqitjes dhe shkëputjes së dheut, thyerjes së xhamave në dritaret dhe dyert e objektit banesorë, vjedhjes me thyerje dhe plaçkitje, përgjegjësisë (mbulesa maksimale).

 

PAKO LUKSOZE ofron mbulesë siguruese për dëmet si pasojë e:

Përveq rreziqeve të përfshira në pakon bazë dhe standard, duke përfshirë edhe: rrjedhje e ujit nga akuariumi, pesha e deborës, ujërat atmosferik, goditja nga mjeti motorik i panjohur, goditja nga rrëzimi i drunjëve, thyerja e xhamave në tarracat e mbyllura me xhama, thyerja e elementeve sanitare, çelësat e humbur apo të mbyllur brenda objektit, vandalizmi, manifestimet dhe demonstratat, shpenzimet emergjente (mbulesa maksimale).

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×