NLB Pay mundëson pagesat me Google Pay
Mënyrë e thjeshtë, e shpejtë dhe praktike për realizimin e pagesaveJu lutemi të përditësoni aplikacionin NLB Pay në mënyrë që të shtoni kartelat tuaja në Google Pay.
Më shumë informata se si të aktivizoni NLB PAY, klikoni këtu.
Për të siguruar aktivizimin dhe përdorimin e aplikacionit tonë, është thelbësore që të mos e ndani me askënd PIN-in tuaj, kodet OTP (one time password) ose ndonjë informacion tjetër të ndjeshëm. Këto të dhëna janë personale dhe duhet të mbahen vetëm nga ju si klient. Mos i ndani ato në asnjë formë, as online dhe as përmes SMS-ve. Vetëm ju duhet të përdorni këto informacione për të hyrë dhe për të përdorur aplikacionin zyrtar të Bankës. Kjo masë është thelbësore për të mbrojtur llogarinë tuaj dhe për të parandaluar qasjen e paautorizuar.
Përparësitë e pagesave me Google Pay
- Pagesa të thjeshta — vetëm afroje telefonin afër POS terminalit
- Shpejt – nuk ka nevojë të vendoset PIN për pagesa deri në 40€
- Praktike – Google Pay mund të përdoret në të gjithë botën
- E disponueshme për të gjithë përdoruesit e pajisjeve me sistem operativ Android dhe shërbimin Google Pay. Nëse keni një orë inteligjente, kontrolloni nëse mund t'i digjitalizoni kartelat tuaja, sepse tani e tutje mund t'i paguani edhe në këtë mënyrë.
Google Pay është në dispozicion për poseduesit e kartelave të debitit dhe kreditit Mastercard dhe Visa. Vlen për persona juridikë dhe fizikë.
Si të aktivizoj Google Pay?
Me Google Pay, mund të paguani në të gjitha vendet ku shihni shenjën “contactless”.
1 NLB Pay mundëson pagesat me Google Pay
2 Zgjidhni kartelën që dëshironi ta digjitalizoni dhe shtojeni në Google Pay duke klikuar "Shto në Google Pay".
E rëndësishme:
Mos harroni të aktivizoni opsionet "Paguaj me kartelë në internet" dhe "Paguaj me kartelë jashtë vendit" kur aktivizoni kartelën në Google Pay.
Këto dy opsione më vonë mund t’i ç’aktivizohen sipas dëshirës.
3 Cakto Google Pay si aplikacionin e pagesave pa kontakt.
Në opsionet e NFC të telefonit, është e nevojshme të zgjidhni Google Pay si aplikacionin e pagesës me telefon.
Si të realizoj një pagesë me Google Pay?
Shumë lehtë, me një hap të vetëm - zhbllokoni telefonin tuaj celular dhe mbajeni lart në terminalin POS ku shënon simboli i pagesave pa kontakt. Tani nuk është e nevojshme të vendosni PIN kodin për blerjet deri në 40 €.
Kur të realizohet blerja, do të paraqitet konfirmimi në ekran.