NLB Banka dhuron miell për Shoqatën Humanitare Bamirëse “Humanikos”
30 November, -0001NLB Banka vazhdon kontributin e saj në fushën e përgjegjësisë sociale duke mbështetur aktivitete të ndryshme në formë donacionesh.
Duke pasur parasysh situatën e emergjencës së shëndetit publik në Kosovë të shkaktuar nga COVID-19 dhe vërshtirësitë me të cilat po përballet popullata e Kosovës këto ditë, NLB Banka ka dhuruar 2.5 tonelata miell për Shoqatën Humanitare Bamirëse “Humanikos” e cila ka për synim përkrahjen e njerëzve në nevojë, zbutjen e varfërisë dhe krijimin e zinxhirit të solidaritetit për një jetë sa më të mirë të shtresave në nevojë.
Progresi dhe prosperiteti i përgjithshëm janë shtytje dhe motivim për mbështetjen e projekteve humanitare që i ndihmojnë njerëzit për një jetë më të mirë.
April 10, 2020