Njoftim
30 November, -0001Klientë të nderuar,
Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosje të lagjes Tophane në karantinë si pasojë e virusit COVID-19, njësia e NLB Bankës te Xhamia e Llapit, rr. Ilir Konushevci nr. 161, Prishtinë, do të punoj me klientë vetëm për shpërndarje të kartelave dhe për pajisje me e-banking dhe m-banking sipas orarit të ri:
E hënë – E premte
9:00 deri në 11:00
Të gjithë klientët mund të vazhdojnë realizimin e transaksioneve përmes shërbimeve elektronike e-banking dhe m-banking, pagesat mund të realizohen me kartela të NLB Bankës ose me NLB Pay dhe mjetet mund të tërhiqen nga bankomatët e NLB Bankës.
Për më shumë informata vizitoni www.nlb-kos.com, telefonini në Qendrën Kontaktuese në 038 240 230 100 ose na shkruani në qendrakontaktuese@nlb-kos.com
April 14, 2020