Pako Familjare

Kjo Pako përmban produkte dhe shërbime të shumta të cilat do t’iu ndihmojnë që shërbimet bankare brenda familjes t’i realizoni më lehtë e më shpejtë.

Menaxhim më i mirë i financave familjare

Edukim financiar për fëmijët që nga mosha e hershme

Siguri dhe kontrollë i plotë për prindërit mbi shpenzimet e fëmijës

Pako Familjare

Pako Familjare është një produkt inovativ në tregun bankar, i krijuar për të mbështetur familjet, prindërit dhe fëmijët – me fleksibilitet dhe siguri financiare përmes një kulete familjare të përbashkët. Kjo paketë u mundëson prindërve të kenë kontroll dhe mbikëqyrje të plotë mbi financat e fëmijëve të tyre, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë zakone të shëndetshme në menaxhimin e parave në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.

Në këtë llogari të dy prindërit janë bashkëpronarë dhe kanë të drejtën e plotë për të realizuar deponime, tërheqje dhe menaxhim të fondeve në llogarinë kryesore. Prindërit janë përgjegjës për të gjitha detyrimet dhe tarifat e lidhura me llogarinë/pakon familjare.

Poashtu, në këtë pako fëmijët autorizohen në llogari për përdorim me të drejta të kufizuara. Fëmijët nuk kanë të drejtë të realizojnë tërheqje direkte nga llogaria pa miratimin e prindërve.

Karakteristikat kryesore të llogarisë për fëmijët:

  • Autorizim i kufizuar: Fëmijët mund të përdorin llogarinë vetëm për transaksione të caktuara dhe brenda limiteve të vendosura nga prindërit;
  • Kartelë debitore: Fëmijët kanë të drejtë të pajisen me kartelë debitore që mund të përdoret në ATM dhe POS, brenda limiteve të përcaktuara;
  • Kontrollë i plotë nga Prindërit: Prindërit kanë mundësi të përcaktojnë limitet ditore/mujore të shpenzimeve dhe transaksioneve;
  • Fëmijët nuk kanë të drejtë të realizojnë tërheqje direkte nga llogaritë e tyre pa miratimin e prindërve;
  • Mosha e fëmijëve që mund të pajisen me kartelë është 11-16 vjeç.

Përfitimet:

  • Menaxhim më i mirë i financave familjare;
  • Edukim financiar për fëmijët që nga mosha e hershme;
  • Siguri dhe kontrollë i plotë për prindërit mbi shpenzimet e fëmijës.

Çmimorja

Llogari e përbashkët
Pa provizion
Llogari individuale për fëmijë
Pa provizion
Mirëmbajtja e kartelës debitore Pa provizion
Autorizimi në llogari
Pa provizion
Produktet dhe shërbimet tjera
Sipas çmimores në fuqi

Për më shumë informata ju lutem drejtohuni në degën më të afërt, telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 240 230 100 apo shkruani email në qendrakontaktuese@nlb-kos.com.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept