NJOFTIM

16 March, 2021

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

NJ   O   F   T   I   M

Në bazë të nenit 24 paragrafi 3 të Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare dhe në bazë të nenit 25 paragrafi 1 të Statutit të NLB Banka sh.a., si dhe njoftimit per BQK rreth mënyrës se mbajtjes konform nenit 184 te Ligjit Nr. 06/L -016 per Shoqëritë Tregtare, NJOFTOHEN aksionarët e NLB Banka sh.a., se Mbledhja e rregullt e Përgjithshme e Aksionarëve të Bankës do të mbahet më datën 26 mars 2021, duke filluar në ora 09:00.

Mbledhja do të mbahet në Selinë Qendrore të NLB Banka sh.a., rr. ”Ukshin Hoti” nr. 124.

Përmbledhja e pikave të rendit të ditës:

  1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt 27.03.2020
  2. Shqyrtimi dhe Aprovimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm mbi auditimin e pasqyrave financiare të NLB Banka sh.a. Prishtina për vitin 2020
  3. Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit vjetor të afarizmit të bankës për vitin 2020
  4. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit afarist për periudhën 2021-2025
  5. Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve;
  6. Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për pagesën e anëtarëve të Bordit të Drejtorëve;
  7. Shqyrtimi dhe aprovimi i ndryshimeve dhe plotësimeve te Statutit të NLB Banka sh.a. Prishtina
  8. Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për caktimin e auditorit të jashtëm për vitin 2021


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×