Njoftim për ndryshim në çmimore

03 June, 2021

1.  Të gjithë klientët të cilët posedojnë Pako bazike person fizik (rezident apo jorezident) dhe të cilët janë të pajisur me shërbimin e-banking, nga data 05.07.2021 mirëmbajtja mujore e pakos tuaj duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e shërbimit e-Banking brenda pakos, do të jetë 2,00 EUR.  

Pra, Banka do te aplikojë një tarifë të vetme për të dy shërbimet, shërbimi e-banking do të jetë i përfshirë në Pako dhe klientët do të vazhdojnë të paguajnë 2.00€, sikur në të kaluarën.

2.  Të gjithë klientët të cilët posedojnë Pako bazike person fizik (rezident apo jorezident) dhe të cilët janë të pajisur me shërbimin m-Banking, nga data 05.07.2021 mirëmbajtja mujore e pakos tuaj duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e shërbimit m-Banking brenda pakos, do të jetë 2,00 EUR. 

Pra, Banka do të aplikojë një tarifë të vetme për të dy shërbimet, shërbimi m-banking do të jetë i përfshirë në Pako dhe klientët do të vazhdojnë të paguajnë 2.00€, sikur në të kaluarën.

3. Të gjithë klientët të cilët posedojnë Pako bazike person fizik (rezident apo jorezident) dhe të cilët nuk janë të pajisur me ndonjërin nga shërbimet elektronike (e-Banking apo m-Banking), nga data 05.07.2021 pakos tuaj do t’i shtohet shërbimi m-Banking dhe provizioni i mirëmbajtjes mujore të pakos do jetë 2,00 EUR.

4. Të gjithë klientët të cilët posedojnë Pako bazike person fizik (rezident apo jorezident) dhe të cilët janë të pajisur me shërbimin e-banking dhe m-banking, nga data 05.07.2021 do të kalojnë në Pako Digjitale dhe mirëmbajtja mujore e pakos tuaj duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e shërbimeve e-Banking dhe m- banking brenda pakos, do të jetë 2,50 EUR.

Pra, Banka do te aplikojë një tarifë të vetme për të tri shërbimet, shërbimi e-banking dhe m-banking do të jetë i përfshirë në Pako dhe klientët do të vazhdojnë të paguajnë 2.50€, sikur në të kaluarën.

Për këtë arsye ftojmë klientët që të paraqiten në Bankë për tu njoftuar më për së afërmi me ndryshimet brenda pakos dhe për të aktivizuar shërbimin të cilin e ka të përfshirë në kuadër të mirëmbajtjes mujore të Pakos bazike për person fizik.

Klienti pas ardhjes në bankë mund të ndryshoj llojin e shërbimit elektronik nga m-Banking në e-Banking, apo anasjelltas, varësisht prej kërkesës së klientit.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×