Njoftim
22 July, 2021Njoftojmë klientët fizik të NLB Banka, të cilët posedojnë Pako Premium, se nga data 01.09.2021 provizioni për mirëmbajtje mujore të pakos tuaj, duke përfshirë edhe mirëmbajtjen e shërbimit e-Banking dhe shërbimeve tjera komunikuese brenda pakos, do të jetë 3,00 EUR.
Për këtë arsye, ftojmë klientët që të paraqiten në Bankë, për tu njoftuar për së afërmi me ndryshimet brenda pakos dhe për të aktivizuar shërbimet të cilat i ka të përfshira në kuadër të mirëmbajtjes mujore të Pakos.