Njoftim
Në bazë të nenit 24 paragrafi 3 të Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare dhe në bazë të nenit 25 paragrafi 1 të Statutit të NLB Prishtina sh.a., NJOFTOHEN aksionarët e NLB Prishtina sh.a., se Mbledhja e rregullt e Përgjithshme e Aksionarëve të Bankës do të mbahet më datën 31 mars 2016, duke filluar në ora 16:00.
Mbledhja do të mbahet në Selinë Qendrore të NLB Prishtina sh.a., rr. ”Ukshin Hoti” nr. 124.
Përmbledhja e pikave të rendit të ditës:
- Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Mbledhjes së Përgjithshme të Aksionarëve,
- Shqyrtimi dhe Aprovimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm mbi auditimin e pasqyrave financiare të NLB Prishtina për vitin 2015,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Raportit vjetor të afarizmit të Bankës për vitin 2015,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Vendimit mbi shpërndarjen e fitimit për vitin 2015,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i anëtarit të ri të Bordit të Drejtorëve.
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit afarist për periudhën 2016-2020,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për ndryshime dhe plotësime te Statutit të Bankës,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit për caktimin e auditorit të jashtëm për vitin