NLB Banka shpërndan dhurata për festa të fund vitit për fëmijë me nevoja të veçanta

28 December, 2021

Për të qenë më afër fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për t’i sjell atyre sadopak buzëqeshje për festa të fund vitit, NLB Banka ka shpërndarë dhurata për fëmijë në këto qendra: “Handikos” Mitrovicë, Qendra Burimore “Xheladin Deda” Pejë, “Handikos” Gjakovë, “Shoqata Pema” Gjilan, “Qendra e kujdesit ditor Pema” Ferizaj, “Qendra Burimore Nënë Tereza” Prizren dhe “Handikos” Obiliq.

Me këtë rast përfaqësuesit e qendrave ku janë shpërndarë dhuratat kanë falënderuar NLB Bankën për këtë iniciativë për festa të fundvitit.

Këto dhurata kanë gëzuar shumë fëmijët e këtyre qendrave në prag të festave të fund vitit. Këta fëmijë, pas pranimit të këtyre dhuratave simbolike, ishin falënderuar me sinqeritet dhe kjo na bën të kthehemi gjithmonë pranë tyre t’i përkrahim në forma të ndryshme.

Urojmë që viti që vjen të sjellë shëndet, gëzim dhe realizim të ëndrrave për çdo fëmijë.


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×