NLB Banka prezanton një standard të ri të pagesave ndërkombëtare përmes SWIFT GPI - Inovacioni Global i Pagesave.

31 December, 2021

Me qëllim të përmirësimit të pagesave ndërkombëtare për klientë, NLB Banka është anëtarësuar në SWIFT GPI, ku përmes shfrytëzimit të këtij shërbimi, klientëve ju garantohet realizim më i shpejtë i pagesave, transparencë më të madhe të kostove të transaksionit dhe informacion mbi statusin e transaksionit në kohë reale.

Përveç kësaj, me shërbimin SWIFT GPI është e mundur të paraqiten të gjitha kostot që lidhen me pagesën, kohën e saktë të transaksionit, si dhe konfirmimin e kreditimit të fondeve në llogarinë e përfituesit përfundimtar. Tipari kryesor i standardit të ri është transparenca, pasi ofron një pasqyrë të të gjitha kostove të përfshira në pagesa, duke përfshirë kostot e konvertimit të valutës.

Përmes këtij standardi, Banka i ofron klientëve të saj një përvojë të transfomuar pagesash përmes këtij inovacioni, ku anëtarë të këtij shërbimi janë vetëm disa prej institucioneve financiare më të mëdha në botë.

 

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×