Njoftim për shërbim shtesë në SWIFT GPI - Email Njoftim
23 May, 2022Klientë të nderuar,
Ju njoftojmë që NLB Banka ka zhvilluar shërbimin e ri pa pagesë për njoftim përmes email-it në kuadër të pagesave ndërkombëtare që është i lidhur me platformën inovative globale të pagesave GPI (Global Payment Initiative).
Përveç njoftimit me e-mail për pranimin e SWIFT-it kur procesohet pagesa ndërkombëtare dalëse, me këtë shërbim shtesë klientët do të njoftohen brenda një afati shumë të shkurtër kur mjetet kreditohen në llogari të përfituesit.
Ky lloj njoftimi bëhet vetëm për pagesat dalesë ndërkombetare që janë kredituar në llogari të përfituesit.
Për t’u pajisur me këtë shërbim pa pagesë ju lutem të drejtoheni në degën më të afërt të Bankës.
Për më shumë informata ju lutem telefononi në Qendrën Kontaktuese në numrin 038 240 230 100 apo shkruani email në qendrakontaktuese@nlb-kos.com.
NLB Banka