NLB Banka dhuron pajisje mjekësore në Klinikën e Pediatrisë dhe Klinikën e Reumatologjisë

27 April, 2023

Për të mbështetur trajtimin shëndetësor të pacientëve, NLB Banka sot ka dhuruar dy pajisje mjekësore në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës - ShSKUK. Donacioni përfshin aparatin EEG që shërben për diagnostifikimin e fëmijëve me epilepsi në Klinikën e Pediatrisë dhe aparatin Kapilariskop që bën matjen dhe vlerësimin e rrjedhes së gjakut në enët e imta të organizmit në Klinikën e Reumatologjisë.

Këto dy pajisje do të kenë ndikim të rëndësishëm në cilësinë e kujdesit që pacientët marrin në të dyja klinikat. Duke ofruar pajisje mjekësore të avancuara, mjekët mund të realizojnë diagnoza më të sakta që ndikojnë direkt në zbulimin dhe trajtimin më të hershëm të sëmundjeve.

“Të gjithë jemi dëshmitar për gjendjen e sistemit e shëndetësor në vendin tonë si dhe kushtet e vështira të punës, prandaj kemi vendosur që të ndihmojmë komunitetin ku veprojmë, në mënyrë që të kontribuojmë sado pak në përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor”, tha Kryetari i Bordit Udhëheqës të NLB Banka, z. Gazmend Kadriu. Ai u zotua se përkrahjet e tilla nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

Në një fjalë rasti mbajtur para të pranishmëve, Dr. Violeta Grajçevci Uka dhe Dr. Avni Kryeziu falënderuan Bankën për donacionin e dhënë në këto dy klinika. "Jemi jashtëzakonisht falenderues që NLB Banka vazhdon mbështetjen e saj ndaj sistemit shëndetësor ndër vite. Këto pajisje kanë qenë të domosdoshme në diagnostifikimin e pacientëve dhe trajtimin e tyre brenda vendit. "

Kontributi i Bankës do të vazhdoj edhe në të ardhmen në mbështetje të aktiviteteve dhe projekteve të rëndësishme që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×