Njoftim lidhur me ndërprerjen e operimit me valutën DKK (Kruna Daneze) dhe NOK (Kruna Norvegjeze)
Klientë të nderuar,
Për arsye që shtetet skandinave kanë reduktuar operimin me paranë e gatshme në valutën DKK dhe NOK, ju njoftojmë se NLB Banka do të ndërprejë ofrimin e llogarive, depozitave dhe transfereve në këto valuta.
Ju keni mundësinë t'i tërhiqni depozitat ose t'i konvertoni në EUR brenda 30 ditëve të ardhshme nga data e këtij njoftimi. Ju lutem ta keni parasysh që Banka do të bëj autmotakisht konvertimin e transferit për klientët të cilët pranojnë transfere ndërkombëtare hyrëse në këto dy valuta në valutën EUR me kurs preferenciale.
Ne duam të sigurojmë një tranzicion sa më të përshtatshëm për ju dhe ekipi ynë është në dispozicion për t'ju ndihmuar me çdo pyetje ose mbështetje që mund të kërkoni gjatë këtij procesi.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe partneritetin tuaj me NLB Bankën.
Me respekt,
NLB Banka
+383 38 240 230 100
www.nlb-kos.com
qendrakontaktuese@nlb-kos.com