Procesi i privatizimit të NLB Grup-ës ka përfunduar me sukses
30 November, -0001 Kemi kënaqësinë të ju informojmë se procesi i privatizimit të NLB Grup-ës përfundoi me sukses në përputhje me marrëveshjen ndërmjet Republikës së Sllovenisë dhe Komisionit Evropian.Pas përfundimit me sukses të fazës së parë të procesit të privatizimit, e cila u përfundua në nëntor të vitit 2018 duke listuar 65% të kapitalit aksionar të bankës në bursen e Lubjanës dhe të Londrës, Republika e Sllovenisë të martën, më 18 qershor filloi shitjen 10% të kapitalit aksionar shtesë minus një aksion.
Shitja në formë të përshpejtuar të regjistrimit të investitorëve institucionalë ka përfunduar me sukses të njëjtën ditë me çmim të akcionit prej 54,75 Eur dhe cmimin e instrumenteve GDR të NLB aksioneve me cmim prej 10,95 Eur. Me këtë fitimi bruto nga shitja e NLB është rritur për 109,5 milion Eur.
Me anë të këtij transaksioni në strukturën e pronësisë të NLB-ës kanë hyrë investitorët institucional ndërkombëtarë të kualitetit të lartë, duke mundësuar bazë të mirë për qëndrueshmëri dhe zhvillim të mëtejshëm në të ardhmen. Për më shumë mund të lexoni këtu.
Me shitjen e 10% të akcioneve të mbëtura minus 1, pushuan pothuajse të gjitha kufizimet për të cilat Republika e Sllovenisë është zotuar te Komisioni Evropian me rastin e dhënjës së ndihmës shtetërore në vitin 2013.