Vazhdojmë iniciativën “Ta duam dhe ta mbrojmë natyrën” në shkollat "Naim Frashëri" dhe "Pjetër Bogdani" në Prishtinë.

Të punësuarit e Bankës së bashku me nxënësit e shkollave fillore “Naim Frashëri” dhe "Pjetër Bogdani" mbollën me kujdes drunjë të rinj, pasuruan oborret e shkollës duke simbolizuar shpresën për një të ardhme më të gjelbër.
Pas mbjelljes së drunjëve, u mbajt
një sesion i shkurtër për nxënësit, duke diskutuar për rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit dhe nevojën urgjente për të mbrojtur burimet e çmuara të planetit tonë.

