Rritet vlerësimi ESG për Grupin NLB

01 December, 2023

Ne në Grupin NLB fokusojmë përpjekjet tona në krijimin e gjurmëve më të mira dhe jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë që mbajmë si një nga institucionet kryesore bankare dhe financiare në rajonin tonë, Evropën Juglindore. Jemi krenarë që përpjekjet tona janë njohur edhe një herë dhe janë reflektuar gjithashtu në vlerësimin e rritur të ESG-së, realizuar nga njëra prej kompanive kryesore të pavarura të hulumtimit, vlerësimeve dhe të dhënave ESG në botë - Sustainlytics.

Në NLB, ne morëm vlerësimin tonë të parë të rrezikut ESG nga Sustainalytics rreth një vit më parë. Herën e dytë, ne jemi përmirësuar ndjeshëm. Gjegjësisht, grupi ynë bankar mori një vlerësim të ri të rrezikut ESG prej 16.0 dhe u vlerësua nga Sustainalytics si në rrezik të ulët për të përjetuar ndikime materiale financiare nga faktorët ESG. Kështu, ne kemi përmirësuar vlerësimin e vitit të kaluar me 1.7 pikë dhe vlerësimi i përmirësuar na rendit në 13% të bankave më të mira mes të gjitha kompanive të vlerësuara nga Sustainlytics.

Ne kemi përmirësuar operacionet tona të qëndrueshme në aspektin e marrjes parasysh të rreziqeve dhe mundësive të ESG në gjithë biznesin financiar, burimet njerëzore dhe operacionet etike. Për më tepër, Sustainalytics zbuloi se asnjë ngjarje nuk ndodhi në Grup ose në operacionet e tij që do të kishte një ndikim negativ në palët e interesuara, në operacione ose në mjedisi. Raportin mund ta gjeni këtu.

"Qëndrueshmëria nuk është një fjalë e zakonshme vetëm sa për t’u përmendur në realitet. Është një proces i vazhdueshëm dhe vërtet afatgjatë. Ndërtohet me hapa të vegjël dhe ndryshime që mund të duken të parëndësishme individualisht, por kur shikohen në tërësi, ato shkrihen në një lëvizje të madhe e të pandalshme. Dhe kjo është në fakt edhe më e rëndësishme se vetë vlerësimi i rrezikut, dhe ne, jemi jashtëzakonisht krenarë për këtë vlerësim, pasi është rezultat i përpjekjeve tona dhe i rishikimit të pavarur nga ekspertët me famë botërore, dhe së fundi, por jo më pak e rëndësishmja, është gjithashtu një motivim për ne dhe një nxitje për palët tona të interesit që të vazhdojnë t'u besojnë vendimeve dhe veprimeve tona të biznesit", tha CEO i NLB Blaž Brodnjak..

Vlerësimi i rrezikut ESG, ngjashëm me vlerësimin e kredisë, është një matje e vlerësimit të performancës së një kompanie, fondi ose sigurie, me përjashtim të faktit që fokusohet në përmbushjen e standardeve mjedisore (E), sociale (S) dhe qeverisëse (G), në vend të kredisë. Në botën financiare, kjo po bëhet një kategori gjithnjë e më e rëndësishme, të cilën investitorët dhe analistët e monitorojnë nga afër dhe, mbi bazën e saj, vlerësojnë se në cilat kompani të investojnë dhe në cilat jo. Një vit më parë, NLB ishte banka e parë me seli dhe me interes strategjik ekskluziv në Evropën Juglindore, e cila ka marrë këtë vlerësim, si dhe e para ndër kompanitë e listuara në bursën e Lubjanës.

E drejta e autorit ©2023 Sustainlytics. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ky artikull përmban informacione të zhvilluara nga Sustainalytics (www.sustainalytics.com). Informacion dhe të dhëna të tilla janë pronë e Sustainlytics dhe/ose furnizuesve të palëve të treta (Të dhënat e Palës së Tretë) dhe ofrohen vetëm për qëllime informative. Ato nuk përbëjnë një miratim të ndonjë produkti ose projekti, as një këshillë investimi dhe nuk garantohen të jenë të plota, në kohë, të sakta ose të përshtatshme për një qëllim të caktuar. Përdorimi i tyre është subjekt i kushteve të disponueshme në https://www.sustainalytics.com/legal-disclaimers

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×