NLB Banka pranoi mirënjohjen “Miku i fëmijëve” për vitin 2023 nga KOMF

14 December, 2023 Në ceremoninë e organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, NLB Banka ka pranuar mirënjohje “Mik i fëmijëve” për kontributin e dhënë gjatë vitit 2023 në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë.

NLB Banka ka ndërtuar një lidhje të fortë me komunitetin ku vepron, duke investuar në projekte dhe programe që synojnë zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve.

Përfaqësuesit e NLB Bankës u shprehen të gatshëm për angazhimin vijues në projekte dhe iniciativa që synojnë të avancojnë mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve në Kosovë. “Jemi jashtëzakonshit krenarë dhe të lumtur që mbështetja jonë ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së jetës për fëmijët në vendin tonë. Kjo mirënjohje si "Mik i Fëmijëve" jo vetëm që njeh kontributin tonë aktual, por edhe inkurajon angazhimin tonë për të vazhduar të ndihmojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës për gjeneratat e ardhshme” tha Iliriana Nreca, Drejtore e Shërbimit pë Marketing dhe Marrëdhënie me Publikun në NLB Banka.

NLB Banka do të vazhdoj bashkëpunimin në përkrahje të nevojave të fëmijëve, duke përcjellur mesazhin se bashkëpunimi korporativ mund të krijojë ndryshime pozitive në shoqëri.

Kjo ngjarje u mundësua përmes projektit “Fuqizimi i akterëve të shërbimeve sociale për të ofruar shërbime cilësore dhe të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në Kosovë”, mbështetur nga UNICEF në Kosovë në partneritet me USAID dhe përmes programit të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×