Grupi NLB fton artistët e rinj nga rajoni që të paraqesin veprat e tyre të artit në ftesë publike ndërkombëtare

15 February, 2024 Grupi NLB fton artistët e rinj nga Evropa Juglindore të paraqesin veprat e tyre në fushën e artit intermedial në ftesë publike ndërkombëtare.

Artistët nën moshën 35 vjeç mund të aplikojnë deri më 21 mars 2024. Punimet artistike fituese do të blihen nga Grupi NLB dhe do të ekspozohen në Galerinë Bankarium në Lubjanë së bashku me veprat më të mira nga ftesa publike.

Grupi NLB nuk është vetëm një grup lider bankar dhe financiar me seli dhe interes strategjik në Evropën Juglindore, por edhe një mbështetës dhe mbrojtës i rëndësishëm i kulturës dhe artit rajonal. NLB MUZA, programi i trashëgimisë kulturore të NLB-së përbëhet nga koleksionet e artit dhe muzeut, si dhe muzetë dhe galeritë e Grupit NLB. Koleksioni SEE Art, i cili u themelua në janar 2023, është pjesë e programit NLB MUZA. Duke porositur, blerë, prezantuar dhe promovuar artin bashkëkohor, Grupi NLB po bëhet mbështetësi dhe partneri kryesor i artit në Evropën Juglindore.

Kush mund të aplikoj?

Ftojmë artistë të rinj nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova të paraqesin veprat e tyre të artit në fushën e artit intermedial të krijuara në pesë vitet e fundit. Maksimumi pesë vepra arti do të përzgjidhen për ekspozitën e parë hapëse të Galerisë Bankarium në Lubjanë dhe vepra fituese do të blihet për Koleksionin e Arteve SEE.

Më shumë informacion rreth ftesës publike ndërkombëtare i gjeni në: www.nlb.si/intersection.

Propozimet e dorëzuara në këtë ftesë publike do të vlerësohen nga një komision ndërkombëtar ekspertësh prej pesë anëtarësh si më poshtë:

Tevž Logar, kurator, redaktor dhe shkrimtar i pavarur, kryetar i Këshillit Artistik të NLB, Maja Kolariq, historiane e artit, kuratore dhe drejtoreshë e Muzeut të Artit Bashkëkohor të Beogradit, anëtare e Këshillit të Artit NLB, Mira Gačina, historiane dhe kritike e artit, kuratore, anëtare e Këshillit Artistik të NLB, Ana Herman, Drejtuese e Projekteve të Komunikimit të NLB, Matko Mioç, Drejtor, Trashegemia kulturore NLB.

Çfarë po kërkojmë?

Ne jemi në kërkim të veprave të artit që përshtaten me konceptin e Koleksionit të Artit SEE, i cili përfaqëson kultura, identitete dhe kujtime të ndryshme që me kalimin e kohës kanë krijuar historinë tonë të përbashkët në rajonin e Evropës Juglindore. Ky koleksion synon të përmirësojë të kuptuarit dhe njohjen e mjediseve të ndryshme kulturore dhe sociale, duke promovuar tolerancën dhe diversitetin, dhe në të njëjtën kohë të shfaq ide dhe veprime të reja të qëndrueshme me shprehje të ndryshme të artit bashkëkohor. Koleksioni i Arteve SEE ofron një përvojë autentike dhe unike artistike, ofron frymëzim dhe motivim, shërben si pasqyrim i shoqërisë dhe mjedisit dhe luan një rol aktiv në promovimin e ideve për parandjenjat e së ardhmes.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×