Grupi NLB mirëpret investitorët dhe biznesmenët rajonal në Ditën e Investitorëve, tregon edhe strategjinë e biznesit

30 May, 2024

Me organizimin e këtyre ngjarjeve, Grupi NLB dëshiron të prezantojë Evropën Juglindore, rajonin e saj të origjinës, para investitorëve global dhe rrjedhimisht të forcoj tregjet lokale. Dita e Investitorëve u pasua nga konferenca e investimeve slloveno-kroate, gjatë së cilës kompanitë kryesore sllovene dhe kroate u prezantuan me investitorë global në më shumë se 40 takime biznesi.

Grupi NLB tregon strategjinë e re ambicioze të biznesit deri në vitin 2030

Në fokusin kryesor të Ditës së Investitorëve ishte strategjia dhe vizioni i ri i biznesit të Grupit NLB deri në vitin 2030 me të cilën Grupi NLB i përgjigjet mjedisit bankar në ndryshim dhe sfidave të ardhshme dhe adreson mundësi të reja.

Në aspektin e biznesit me individ, objektivi strategjik deri në vitin 2030 është të jemi banka lider në Evropën Juglindore, të rrisim numrin e klientëve në mbi 3 milionë dhe të arrijmë më shumë se 80% penetrim digjital. Në vitin 2030, Grupi NLB do të jetë lider në segmentin e kompanive të vogla dhe të mesme dhe në të njëjtën kohë do të luajë një rol udhëheqës edhe në fushën e financimit të tranzicionit, ku vëllimi i këtyre kredive në vitin 2030 do të arrijë në 3.2 miliardë EUR.

Objektivi strategjik i Grupit në fushën e pagesave është që deri në vitin 2030, 80% e pagesave të kalojnë përmes telefonit. Pra, strategjia e re vendos theks të veçantë të digjitalizimit dhe te inteligjenca artificiale. Për qëllimet e lartpërmendura, Grupi NLB synon të investojë nga 170 deri në 200 milionë euro në 5 vitet e ardhshme.

Për më tepër, strategjia e re e biznesit të NLB Group parashikon një dyfishim të bilancit të Grupit NLB dhe një fitim prej një miliard eurosh deri në vitin 2030. Disa nga treguesit e tjerë kryesorë financiarë janë renditur më poshtë dhe po ashtu ju mund të mësoni më shumë rreth Strategjisë së Biznesit të Grupit NLB këtu.


Fituesit rajonalë të këtij viti të projektit Korniza e Mbështetjes nga Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi.

Në Ditën e Investitorëve të NLB, u shpallën edhe tre fituesit rajonal të sezonit të katërt të projektit Korniza e Mbështetjes. Këtë sezon, ne po kërkonim kompani dhe projekte inovative që përmirësojnë dhe pasurojnë shoqërinë tonë dhe projekte që zgjidhin sfida të tilla si përdorimi i tepërt i teknologjive digjitale i të rinjëve, dhuna e bashkëmoshatarëve, shkeljet e të drejtave të njeriut, barazia gjinore dhe varfëria.

Kemi pranuar 272 aplikacione nga të gjitha tregjet ku operon Grupi NLB, pra nga Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Juritë e nivelit të parë në tregjet individuale fillimisht zgjodhën 55 finalistë, dhe në mesin e tyre u zgjodhën 3 fitues rajonal nga juria ndërkombëtare.

Fituesi rajonal i Kornizës së Mbështetjes së këtij viti është aplikacioni Krožnik nga Sllovenia, i cili lidh konsumatorët me restorantet, kafenetë dhe furrat e bukës për të zgjidhur çështjen e ushqimit të shpërdoruar. Vendin e dytë e ka fituar kompania Inclusio nga Serbia, e cila ka zhvilluar një aplikacion për të ndihmuar personat me nevoja të veçanta. Vendi i tretë shkoi për agjencinë digjitale malazeze Alicorn, me Zuno Games Solution, platformë që përdor fuqinë e lojërave për të motivuar studentët dhe për t'i inkurajuar ata të mësojnë në mënyrë aktive përmes argëtimit.

Urime të gjithë garuesve dhe mbi të gjitha finalistëve dhe fituesve. Jemi krenarë që vendosët të merrni pjesë në projektin NLB Korniza e Mbështetjes, dhe jemi të lumtur dhe mirënjohës që po krijoni gjurmë më të mira në Evropën Juglindore.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×