Garancionet

Qëllimi ynë është t'u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje shumë profesionale, pavarësisht nëse ata janë eksportues ose importues, për të mbuluar performancën e mundshme dhe rreziqet financiare që vijnë nga transaksionet e biznesit.

NLB Banka gjithashtu ju mbështet edhe nëse jeni në rolin e përfituesve të garancioneve, duke luajtur rolin e bankës njoftuese.

Garancionet lëshohen në bazë të rregullave dhe procedurave të bankës; ndërsa tekstet janë të formuluara sipas rregullave të fundit uniforme për garancionet sipas kërkesës, URDG, botimi 2010 Publikimi ICC Nr. 758.

Stafi profesional i NLB Banka ju ofron këshilla që nga fillimi i negociatave me partnerët tuaj afarist, çoftë në rolin a Aplikuesve apo Përfituesve, deri në skadim të garancionit.

NLB Banka çoftë për klientët e saj, apo klientët tjerë të cilët i sigurojnë bankës mbulesë të pranueshme në bazë të rregullores së Bankës Qendrore dhe procedurave të saja në fuqi, lëshon garancione si në vijim:

  • Garancione për tender;
  • Garancione për përmbushje të detyrimeve;
  • Garancione për pagesë;
  • Garancione për pagesë të avansit;
  • Garancione Doganore;
  • Garancion për mbajtje të mjeteve (Retention money guarantees);
  • Garancione për sigurim/mirëmbajtje të punimeve; etj.

Ndërsa juve ju mbetet pjesa e lehtë e kontratës! Përmbushja e kushteve për të marrë garancion:

  • Të posedoni llogari në NLB Banka;
  • Të keni rrjedhje pozitive të parave të gatshme;
  • Të keni kolateral të mjaftueshëm.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×