Njoftim vetëdijësues

14 June, 2024

Klientë të nderuar,

Gjithmonë jini të kujdesshëm ndaj email-eve, mesazheve me tekst ose mesazheve në rrjetet sociale që përmbajnë lidhje. Nëse merrni një mesazh të papritur që pretendon të jetë nga banka jonë, mos klikoni në asnjë lidhje brenda mesazhit. Banka kurrë nuk do t'ju kërkojë të ndani informacione personale si:

  • Numrin e llogarisë bankare,
  • Numrin e kartelës bankare (PAN),
  • Fjalëkalimet kartelave tuaja bankare (PIN),
  • Numri i sigurisë së kartelave bankare (CVV - numri treshifror prapa kartelës),
  • Fjalëkalimi i e-banking/m-banking,
  • Kodet e hyrjes dhe transaksioneve të njëhershme në e-banking/mobile banking,
  • Foton e kartelave përmes email-it, mesazheve me tekst ose telefonatave
  • Kodin 6 shifror të pranuar me SMS për pagesa online (3D Secure).

    Raportoni aktivitet të dyshimtë

Nëse dyshoni se keni marrë një mesazh mashtrues ose keni klikuar në një lidhje të dyshimtë, ju lutemi kontaktoni menjëherë Qendrën Kontaktuese: 038 744 100.

Kanalet zyrtare të komunikimit të NLB Banka sh.a. janë:
www.nlb-kos.com
Facebook: NLB Banka sh.a. Prishtinë
Instagram: nlb_kos
038 744 100
qendra.kontaktuese@nlb-kos.com | info@nlb-kos.com
Përmes degëve
Viber Chat
Web Chat


Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×