ANKAND PUBLIK

25 July, 2024 NJOFTIM PËR SHPALLJEN E ANKANDIT PUBLIK

NLB Banka Sh.a. njofton të gjitha subjektet e interesuara se Përmbaruesi Privat Gjokë Radi me seli në Gjakovë shpallë ankandin e dytë publik për shitjen e patundshmërisë për shkak të borxhit kreditor të debitorëve:

  • NTP “Bonita” me seli në Deçan përfaqësuar nga Driton Jasiqi nga Deçani.
  • Driton Jasiqi nga Deçani.
  • Arlinda Jetishi nga Deçani.

Ankandi publik shpallet sipas Konkluzionit të Përmbaruesit Privat Gjokë Radi, P.nr.279/20, i datës 27/06/2024 me të cilën është caktuar shitja e paluajtshmërive me shënime si në vijim:

P-71611075-00421-6, ZK Raushiq, vendin e quajtur Brzhein, me sipërfaqe prej 909m², P-71611075-00421-2, ZK Raushiq, vendin e quajtur Brzhein, me sipërfaqe prej 4000m² të vlerësuara në shumë prej 989,000.00€.

P-70505021-01820-0, ZK Deçan, vendin e quajtur Marashall Tito, me sipërfaqe prej 621m² e vlerësuar në shumën prej 301,140.00€.

Në këtë ankand të dytë publik, paluajtshmëritë mund të shiten edhe më lirë, por jo më pak se 1/3 e çmimit fillestar.

Shitja publike e hipotekës mbahet më datën 29/07/2024, në orën 10:30 në zyrën e Përmbaruesit Privat Gjokë Radi, në Gjakovë, Rr. “Tirana” p.nr.

Personat e interesuar juridik dhe fizik të cilët ofertojnë, duhet të bëjnë depozitimin e garanancionit-paradhënies (sipas nenit 231 nga LPP) të shumës prej 1/10 e vlerës së paluajtshmerisë, por jo më tepër se shumën prej 5,000.00€ në xhirollogarinë e Përmbaruesit Privat Gjokë.

Pjesëmarrësve të pasuksesshëm iu kthehet shuma e depozituar, menjëherë pas përfundimit të ankandit publik.

Ky njoftim publikohet në tabelën e shpalljeve të Zyrës Përmbaruesit Privat Gjokë Radi në Gjakovë dhe në shtypin ditor.

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×