NLB Banka ka pranuar çmimet “Punëdhënësi dhe Tatimpaguesi i vitit 2024” nga Oda Ekonomike e Kosoves.

Bartës kryesor i proceseve pozitive ekonomike në Kosovë dhe krijimit të mirëqenies në vend është sektori privat. Oda Ekonomike e Kosovës, ka organizuar Gala Mbrëmjen me akterët kryesor të proceseve zhvillimore, ku NLB Banka ka pranuar çmimin “Tatimpagues dhe Punëdhënës i vitit 2024”.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, për kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik dhe të punësimit në Kosovë për NLB Banka, ndau çmimin “Punëdhënësi i vitit 2024” të cilin e pranoi z. Shkelzen Kelmendi, dhe “Tatimpagues i vitit 2024” të cilin e pranoi z. Visar Hoti.