FTESË PËR OFERTIM
Ftohen subjektet e interesuara që për nevojat e NLB Banka sh.a., të paraqesin ofertat e tyre për servisimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes-ftohjes dhe ventilimit,që është I instaluar në objektin qëndror të bankës.
Ofertuesit së bashku me oferta duhet të dorëzojnë edhe dokumentacionin shtesë:
- Certifikata e regjistrimit të biznesit,
- Certifikata e regjistrimit fiskal,
- Referenca mbi kryerjen e punëve të ngjashme të dëshmuara,
- Dëshmi mbi staf të kualifikuar për kryerjen e punëve të kërkuara,
- Të gjitha çmimet duhet të jenë të kotuar në €,
- Në çmim të përfshihet TVSH-ja.
Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 45 ditë nga dita e dorëzimit.
Dosjen e tenderit mund ti kërkoni përmes postës elektronike prokurimi@nlb-kos.com ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e telefonit: + 383 38 744 042 & + 383 38 744 078.
Afati për dorëzimin e ofertave është 30.01.2025