KONKURS PËR PUNË
24 January, 2025NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatëve për vendet e punës
- Zyrtar i lartë për MIS në Divizionin për Financa (një vend pune)
- Zyrtar për POS dhe Kartela në Sektorin për Kartela dhe E-banking (një vend pune)
I. Zyrtar i lartë për MIS
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universitare në shkenca kompjuterike, sisteme të informacionit ose lëmi të ngjashme;
- Njohuri në MS SQL Server; përgatitjen e SQL query dhe procedurave për nxjerrjen e të dhënave, duke siguruar saktësi, përpikëri dhe qëndrueshmëri të të dhënave;
- Njohuri në integrime të shënimeve në mes platformave të ndryshme, duke siguruar kualitetin e re dhënave ne platforma te ndryshme;
- Së paku 2 vite përvojë pune, në punët dhe detyrat e ngjashme me përshkrimin e detyrave për këtë vend të punës;
- Njohuri në krijimin e “data seteve” dhe “data marts” për data bazën analitike dhe të raportimit;
- Njohuri në analizë dhe dizajnimin e kërkesave të biznesit;
- Njohuri në përdorimin e ndonjërës nga veglat e raportimit “BI Tools”, e preferuar Power BI;
- Atësi të mira komunikuese, ndër-personale, analitike dhe të zgjidhjes së problemeve;
- Njohja e obligueshme e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE KRYESORE TË VENDIT TË PUNËS
- Të analizoj dhe krijoj raporte të ndryshme për nevojat e Bankës;
- Të vlerësoj procesin e grumbullimit të shënimeve dhe integritetin e shënimeve për të gjitha të dhënat hyrëse që paraqiten në raporte;
- Të analizoj, dokumentoj dhe mirëmbaj proceset e biznesit dhe rrjedhën e të dhënave;
- Menaxhoj projekte të veçanta që kanë të bëjnë me raportim;
- Të mbështesë linjat afariste në definimin e kërkesave afatshkurta dhe afatgjata;
- Krijoj procedura dhe funksione në bazën e të dhënave për nxjerrjen e të dhënave që shfrytëzohen për raportim;
- Ekstrakton të dhënat nga sistemet ekzistuese dhe të arkivave sipas kërkesës se biznesit;
- Përkrahja dhe zgjidhja e problemeve të shfrytëzueseve të sistemit me rastin e punës së tyre të përditshme;
- Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.
II. Zyrtar për POS dhe Kartela
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Diplomë universiteti në fushën e ekonomisë, menaxhimit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Së paku 1 vit përvojë pune në institucione financiare bankare;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe ndër- personale
- T’i njohë gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njëkohësisht e obligueshme njohja e gjuhës angleze;
- Njohuri të avancuara të Microsoft Office;
- Obligohet patentë shoferi “.B”
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Krijimi i një sistemi të vazhdueshëm për monitorimin dhe analizimin e transaksioneve me kartela dhe të tregtarëve, duke identifikuar tendencat dhe anomalitë në aktivitete për të siguruar integritetin e operacioneve financiare;
- Pranimi, dërgimi dhe autorizimi i procedurave të “chargeback”-eve, duke siguruar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj kërkesave për rikthim të fondeve dhe duke mbështetur procesin e kontestimeve;
- Komunikimi i rregullt me qendrën procesuese, VISA dhe MasterCard për zgjidhjen e çështjeve teknike dhe përmirësimin e operacioneve me Kartela dhe POS, duke ndihmuar në optimizimin e shërbimeve;
- Mirëmbajtja dhe testimi i produkteve dhe shërbimeve ekzistuese dhe të reja, duke koordinuar zhvillimet e reja në modulin CMS me Divizionin e IT-së dhe zhvilluesit e sistemit ASSECO dhe BANKART;
- Sigurimi i përputhshmërisë së dokumentacionit të pranuar nga tregtarët me kërkesat e Bankës, duke garantuar që marrëveshjet janë të nënshkruara dhe të vulosura;
- Aplikimi i njohurive të kliringut dhe shlyerjes së skemave të kartelave për të siguruar një përpunim të saktë dhe efikas të transaksioneve;
- Përgatitja e raporteve relevante të MIS për ofrimin e statistikave mbi tregtarët dhe kartelat, si dhe analiza e të dhënave për të mbështetur vendimmarrjen strategjike të menaxhmentit të Bankës;
- Ofrimi i trajnimeve dhe mbështetjes për stafin dhe tregtarët në lidhje me përdorimin e sistemeve dhe shërbimeve, duke rritur nivelin e njohurive dhe efikasitetit në operacione;
- Kryerja e punëve dhe detyrave të tjera sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt, duke kontribuar në përmirësimin e proceseve dhe shërbimeve brenda sektorit.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më datën 1 shkurt 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.