KONKURS PËR PUNË

06 February, 2025 Analist i lartë për menaxhim të riskut

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS 

Për zgjedhjen e kandidatit në vendin e punës:

Analist i lartë për menaxhim të riskut në Sektorin për Menaxhimin e Riskut ( një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Fakultetit ekonomik (drejtimi Banka dhe Financa, Kontabilitet), FSHMN (drejtimi Matematike Financiare në Banka dhe Sigurime), Shkenca Kompjuterike;
  • Njohuri të kontabilitetit (certifikimet do të konsiderohen përparësi);
  • Njohuri të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, me theks në krijimin e provizioneve për ekspozimet kreditore sipas qasjes se IFRS 9;
  • Përvojë bankare apo në auditim së paku 3 vjet apo 1 vjet në pune me përgjegjësitë e kërkuara në ketë shpallje;
  • Njohuri mbi kornizat e përgjithshme të politikave/rregulloreve të sektorit bankar;
  • Njohuri të avancuara të Microsoft Office, veçanërisht të programit MS Excel, njohuritë në SQL, Python, apo Power BI do të konsiderohen përparësi;
  • Njohurit në fushën e IFRS 9 Modelling (risk parameters) do te konsiderohen përparësi;
  • Njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Zbatimi i procedurave të përcjelljes së portfolios kreditore, të definuar sipas Politikës për Menaxhimin e Riskun Kreditor;
  • Raportimi lidhur me kalkulimin e provizioneve sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS 9);
  • Përgatitja e raporteve te riskut si pjese e pakos se raportimit në BQK si dhe raportimet drejt NLB d.d.(interface reporting);
  • Pjesëmarrje aktive në implementim të Parametrave të Riskut (sipas IFRS) si dhe përgatitja e simulimeve për ndikimin e tyre;
  • Kalkulim i RWA dhe ICAAP sipas udhëzimeve dhe politikave;
  • Monitorim i rregullt i indikatorëve të riskut të definuar sipas Apetitit të Riskut dhe Strategjisë se Riskut;
  • Përgatitja e raporteve për ALCO, Komitet të Riskut dhe raportime tjera sipas kërkesave;
  • Përkrahja e kërkesave të auditorëve të jashtëm dhe të brendshëm (shpalosja e zërave që lidhen me provizione etj.);
  • Përkrahja e proceseve për automatizim dhe përmirësim të kualitetit të shënimeve gjatë raportimit të rregullt mujore karshi NLB dd dhe BQK;
  • Ruajtja e ambientit punues, e pajisjeve dhe e mjeteve të punës që sigurojnë kryerje cilësore të punëve;
  • Kryerja e punëve dhe detyrave tjera sipas kërkesës së udhëheqësit direkt dhe atyre në hierarki.

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës, deri më datën 14 shkurt 2025. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.

Apliko këtu

Regjistrohu për lajme

Ju lutem shkruani emailin tuaj më poshtë për të pranuar lajmet dhe ofertat e fundit nga NLB Banka

x
This website is using cookies. More info. Accept
Keni nevojë për ndihmë? Bisedo me ne
×